Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me lagështirë, njoftojnë nga LAMM.
Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra në qafën malore “Gjavato”.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me lagështirë, njoftojnë nga LAMM.
Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra në qafën malore “Gjavato”.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta.
Gjatë ditës pjesërisht me vranësira me periudha me diell, pasdite me kushte për paraqitje të kohëpaskohshme të shiut.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.
Gjatë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, me diell dhe me reshje lokale të shiut, gjatë mëngjesit me mjegull.
Nesër, siç informon DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5 gradë, ndërsa temperatura maksimale prej 5 deri në 13 gradë Celsius.
Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, sot zhvilloi takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
Një Europë e fuqishme në partneritet me SHBA-të, do të bëj ballë kërcënimet, rrit shkallën e sigurisë kundrejt rendit të ri botërorë, u tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku në rend të parë synohet gjetja e zgjidhjes së konfliktit ruso ukrainas.
Ministria e Drejtësisë dorëzoi në Qeveri, iniciativën për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevskit.
Ky pajtim është në pajtim me vendimin e fundit të Qeverisë të mbajtur më 11 shkurt, e cila e angazhoi Ministrine e Drejtësisë, për nisjen e procedurës së shkarkimit të Kocevskit.
Ndryshimi i stemës shtetërore të zgjidhet në një pako së bashku me tema tjera etnike si ndryshimi i himnit shtetëror dhe heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta për gjuhën shqipe, ka deklaruar ministri i shëndetsisë Arben Taravari.
Me leximin e listës për të gjitha provat materiale të gjetura në vendngjarje, si dhe pajisjet e krimit, në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.