Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e sotme mori vendime për emërimin e gjykatësve Bekim Mehmedi dhe Mirosllav Georgievski për ushtrues të detyrës kryetarë në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe Gjykatën Themelore në Kratovë.
-
Maqedoni 25.12.2024 18:13
-
Maqedoni 25.12.2024 17:49
VLEN, akuza ndaj BDI-së dhe Qeverisë, dyshime për korrupsion edhe gjatë regjistrimit
Koalicioni VLEN nëpërmjet deputetes, Saranda Imeri, kanë akuzuar Qeverinë e kaluar, e sidomos BDI-në, për korrupsion edhe gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.
Sipas Imerit, ata kanë keqpërdorur mjetet e parapara për blerjen e 5 mijë e 650 laptopëve.
-
Maqedoni 25.12.2024 17:23
Opozita, kritike ndaj fjalimit të presidentes
Fjalimi i presidentes ishte më shumë një qasje teorike dhe aspak pragmatike, vlerësuan nga Fronti Evropian. Kritikues të fjalimit të presidentes ishin edhe nga LSDM-ja dhe partia “E Majta”, të cilët deklaruan se ky fjalim më shumë i ngjante një fjalimi protokollar, pa porosi të qarta.
-
Maqedoni 25.12.2024 16:40
Qeverisja gjashtëmujore, Sela: Qeveria mban peng ardhmërinë e vendit
Opozita shqiptare ka kritikuar pushtetin për qeverisjen gjashtëmujore. Kritikat janë fokusuar në ngecjen e procesit integrues të vendit, si dhe qasjes ndaj shqiptarëve në vend.
Zijadin Sela është shprehur se Qeveria po mban peng ardhmërinë e vendit duke u zhytur në borxhe.
-
Maqedoni 25.12.2024 16:25
Fjalimi vjetor i presidentes Davkova në Kuvend, në fokusin e presidentes, eurointegrimet
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, mbajti fjalimin e saj të parë vjetor në Kuvend, me ç’rast u fokusua te ndryshimet kushtetuese dhe rruga eurointegruese e vendit. Sipas Davkovës, BE-ja është ende sistemi politik demokratik më i dëshirueshëm dhe shtëpia e përbashkët.
-
Maqedoni 25.12.2024 16:07
Vonesa e hapjes së çerdheve në Haraçinë e Likovë, Mickoski u kërkon falje banorëve
Kryeministri, Hristijan Mickoski, u ka kërkuar falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës lidhur me vonesën e hapjes së çerdheve në këto dy komuna.
Mickoski thotë se edhe pse ka kryetarë të komunave të papërgjegjshëm, kjo nuk duhet të jetë pengesë që çerdhet të nisin me punë.
-
Maqedoni 25.12.2024 13:58
Universiteti "Nënë Tereza", shënohet 8-vjetori i themelimit
Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup, me ceremoni solemne shënoi 8-vjetorin e themelimit. Me këtë rast u prezantuan të arriturat e deritanishme, si dhe sfidat që presin këtë tempull arsimor në konsolidimin e mëtejmë. -
Maqedoni 25.12.2024 13:04
Filipçe: Po dobësohet standardi i qytetarëve
99% e qytetarëve paguajnë për 1% të elitës së Mickoskit. -
Maqedoni 25.12.2024 12:45
Besimtarët katolikë festojnë Krishtlindjen
Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë sipas Kalendarit Gjeorgjian sot e shënojnë Lindjen e Krishtit - Krishtlindjen. -
Maqedoni 25.12.2024 12:21
Ibraimi dhe Arifi: Ministri Limani bën abuzim me detyrën
Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, dhe ai i Likovës, Erkan Arifi, kanë reaguar ndaj deklaratës së ministrit, Fatmir Limani, duke e akuzuar se ai po bën abuzim flagrant me detyrën zyrtare, ndërkohë që po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së padive
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 865
- 866
- 867
- 868
- 869
- 870
- 871
- 872
- 873
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










