• Botë 13.07.2020 10:40

    Kosovë, 1 viktimë dhe 216 raste të reja me Covid-19

    Mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar edhe 216 raste të reja me korona-virus, duke e çuar kështu në 4 mijë e 931 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi, kur edhe u konfirmuan rastet e para. Nga ky numër, 2 mijë e 267 janë shëruar, kurse 102 të tjerë kanë vdekur.

  • Botë 13.07.2020 10:01

    Në pritje të masave të reja anti-Covid

    Edhe pak orë na ndajnë nga përfundimi i afatit kohor të masave të marra nga qeveria italiane mbi përballimin e emergjencës shëndetësore kombëtare ndaj pandemisë Covid 19.
     
  • Botë 13.07.2020 09:32

    Mbi 35 mijë të vdekur nga COVID-19 në Meksikë

    Më shumë se 35,000 njerëz kanë humbur jetën në Meksikë nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Vendi i Amerikës Latine tani ka më shumë vdekje sesa Italia – një nga vendet e para që ngriti alarmin global mbi virusin.
     
  • Botë 12.07.2020 20:07

    Arrihet pajtimi për agjendën e 16 korrikut, Lajçak: Procesi është rikthyer në binarë

    Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se është gjetur kompromisi mes Aleksander Vuçiçin dhe Avdullah Hotin që bisedimet të vazhdojnë edhe të enjten.Sipas Lajçak, dialogu tashmë, është sërish në shina pas një pauze gati 2-vjeçare.

  • Botë 12.07.2020 17:59

    Masat ndaj “Covid 19” në Kosovë, ndërpriten ritet fetare, ndalohen grumbullimet

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, thotë se qeveria, ka përgatitur dy skenare për të vijuar luftën e me Covid-19. Skenari i parë është shtimi i masave kundër Covid-19 dhe zbatimi i tyre me rigorozitet skenari i dytë është që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

  • Botë 12.07.2020 17:29

    Greqi, deri më 29 korrik hyrje vetëm me test negativ

    Nga e mërkura deri  më 29 korrik hyrja  në Greqi sipas vendimit të përbashkët ministror të publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë do të lejohet  përmes vendalimit kufitar Promahonas, vetëm me vërtetim  në gjuhën angleze për test negativ të Kovid-19, të bërë 72 orë para udhëtimit në  laboratorët

  • Botë 12.07.2020 14:44

    Johannesburg, pengmarrje në një kishë, 5 të vdekur

    5 persona janë vrarë e dhjetëra të tjerë janë arrestuar gjatë një masakre të radhës kundër kishave në Johannesburg të Afrikës së Jugut.

    Një kasaphanë e vërtetë është shkaktuar në Kishën Ndërkombëtare të Shenjtërisë, dhe forca të mëdha policore shkuan menjëherë në vendngjarje.

  • Botë 12.07.2020 14:10

    “Covid 19”, në nivel botëror 12 milion e 639 mijë të infektuar

    Koronavirusi po vazhdon ende të prek shumë njerëz në mbarë botën. Në mbarë botën zyrtarisht janë regjisttruar 12 milion e 639 mijë e 583 njerëz të infektuar me Covid-19.

  • Botë 12.07.2020 13:49

    Shqipëri, 4 viktima 83 raste të reja

    4 persona kanë humbur jetën dhe  83 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri . Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar.

  • Botë 12.07.2020 13:27

    “Covid 19”, 4 të vdekur, 203 raste të reja në Kosovë

    Kosova në 24 orët e fundit shënoi katër të vdekur dhe 203 raste të reja me Covid-19.

    Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Pages