-
Botë 10.12.2019 11:05
Çeki, disa të vrarë nga të shtënat në një spital
Sulmuesi i dyshuar është ende në arrati, tha policia. Zyrtarët policorë u thirrën në spitalin e qytetit veri-lindor të Ostravës rreth orës 07:00, njoftoi ministri i Brendshëm. Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur në një klinikë traumatologjike. I gjithë spitali është evakuuar. -
Botë 10.12.2019 10:48
Rusia dhe Ukraina arrijnë pajtim për armëpushim
Ukraina dhe Rusia janë pajtuar të zbatojnë një armëpushim "të plotë dhe gjithëpërfshirës" në lindje të Ukrainës para fundit të vitit 2019, pas bisedimeve të nivelit të lartë mes dy vendeve. -
Botë 10.12.2019 10:32
Zelanda e Re: Pesëdhjetë për qind mundësi për një erupsion të ri në 24 orët e ardhshme
Instituti i Hulumtimeve GNS i Zelandës së Re paralajmëroi se ekziston mundësi prej 50 për qind që në 24 orët e ardhshme të ketë një erupsion të ri të vullkanit në Ishullin e Bardhë, i cili mund të jetë me fuqinë e njëjtë. -
Botë 10.12.2019 10:14
Veseli sot merret në pyetje nga Gjykata speciale në Hagë
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetar i përbërjes së fundit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë ku sot do të intervistohet nga Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, njofton korrespodenti i MIA-s në Prishtinë. -
Botë 09.12.2019 22:15
Putin dhe Zelensky nisin bisedimet për konfliktin Ukrainë-Rusi
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky ndodhen në Paris për të nisur bisedimet e tyre të para ballë për ballë mbi një konflikt në të cilin kanë vdekur më shumë se 13.000 persona.
Franca dhe Gjermania po ndërmjetësojnë bisedimet.
-
Botë 09.12.2019 19:49
Policia thotë se nuk ka të mbijetuar në ishullin e vullkanit në Zelandën e Re
Aeroplanët e zbulimit që kanë fluturuar mbi vullkanin Ishulli i Bardhë në Zelandën e Re, nuk kanë identifikuar ndonjë të mbijetuar pas shpërthimit të së hënës, ka thënë policia.
-
Botë 09.12.2019 16:59
Shqipëri, ka ende qytetarë në çadra, ekspertët në inspektim
Në Shqipëri ka ende me dhjetëra banorë të cilët qëndrojnë në çadra. Më problematike situata paraqitet në Manëz, aty ku qytetarët e mbetur pa strehë ankohen se nuk kanë asnjë vëmendje nga shteti.
-
Botë 09.12.2019 16:03
Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit në Letërsi
Pas Kosovës, edhe Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel për letërsi për shkrimtarin Peter Handken, që mbahet në Suedi.
-
Botë 09.12.2019 15:32
Shpërthen “Ishulli i Bardhë”, kërkimi për turistët pas qetësimit të vullkanit
Një grup turistësh gjendeshin thellë brenda kraterit të vullkanit vetëm pak çaste përpara shpërthimit, ndërsa të tjerët po shkonin me një varkë në ishull. 23 persona tashmë arritën të evakuohen. Kërkimin e të mbijetuarve e bën më të vështirë edhe fakti që vullkani është ende aktiv. -
Botë 09.12.2019 15:13
Reforma në sistemin e pensioneve, francezët në grevë paralizohet Parisi
Në ditën e pestë të grevës kundër reformës së sistemit të pensioneve në Francë, trafiku në Paris është paralizuar othuajse tërësisht. Janë pezulluar shumica e linjave të metrosë e janë anuluar mijra udhëtime me trena.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3037
- 3038
- 3039
- 3040
- 3041
- 3042
- 3043
- 3044
- 3045
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »









