-
Botë 26.09.2018 14:35
Studimi: Gjermania, ende e ndarë edhe 30 vite pas murit të Berlinit
Afro 30 vite pas rënies së murit të Berlinit, Gjermania lindore vazhdon të qëndrojë pas asaj perëndimore, sipas një raporti të fundit. Si pasojë po rritet frika se lindja e vendit po e humbet sfidën e sheshimit të ndasive. -
Botë 26.09.2018 12:57
Roja bregdetare turke shpëtoi 46 emigrantë nga varka e cila ka filluar të fundoset
Ekipe të rojës bregdetare turke kanë shpëtuar 46 emigrantë, mes tyre edhe 12 fëmijë, nga varka e cila ka filluar të fundoset në det në afërsi të pushimores Kushadasi, kumtoi televizioni turk Si-En-En-Turk.
Emigrantët kanë tentuar të mbërrijnë nga Kushadasi deri te ishulli grek Samos.
-
Botë 26.09.2018 12:04
Të gjithë policët në Akapulko janë çarmatosur për shkak të dyshimit se kanë punuar për kartelet
Është urdhëruar edhe arrestim i dy komandantëve të lartë të policisë nga Akapulko për shkak të dyshimit se kishin marrë pjesë në vrasje.
-
Botë 26.09.2018 11:29
Arrestimi i radhës i 71 "gylenistëve" në Turqi
Prokuroria Publike turke urdhëroi arrestimin e 71 personave, prej të cilëve 61 oficerë dhe ushtarë, nën dyshimin për lidhje me rrjetin e predikuesit islamik Fetulla Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon se është organizator i tentimit për grusht shtet në korrik të vitit 2016.
-
Botë 26.09.2018 10:46
Sulm me bombë në rajonin turk Sharnak
Në incident ka persona të lënduar, njofton televizioni turk NTV.
Bomba kishte shpërthyer në rajonin e qytetit Çalashkan.
Në pjesën juglindore të Turqisë gjenden luftëtarët e Partisë Punëtore Kurde (PKK).
-
Botë 26.09.2018 10:00
Gjendja me zjarret në Peljeshac ende kritike
Gjendja në Peljeshac, ku shpërthyen zjarre, të cilat i shuajnë qindra zjarrfikës dhe pjesëtarë të armatës, është shumë e vështirë, deklaroi nënkryetari i Qeverisë kroate, Damir Kërstiçeviq.
-
Botë 25.09.2018 20:56
Guterres: Bota po vuan nga mungesa e besimit
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në hapjen e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, ka deklaruar se bota po “vuan nga një rast i rëndë i një çrregullimi të mungesës së besimit”.
-
Botë 25.09.2018 20:25
Londër, pas BREXIT evropianët me trajtim migrantësh
Qytetarët e Bashkimit Europian duhet t’i nënshtrohen rregullave të njëjta ashtu si migrantët e tjerë në të gjithë botën për të punuar në Britaninë e Madhe pas periudhës post Brexit, sipas një marrëveshjeje të qeverisë britanike.
-
Botë 25.09.2018 20:02
Netanjahu: Izraeli rifillon operacionin ushtarak në Siri
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëron rifillimin e operacioneve ushtarake në Siri.
-
Botë 25.09.2018 16:36
Zjarr masiv në Itali, mbi 700 të evakuuar
Zona më e prekur, sipas mediave fqinje është ajo e Calci, në provincën e Pisës, ku kryebashkiaku Massimiliano Chimenti ka urdhëruar evakuimin e rreth 700 personave.Alarmi u dha mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3412
- 3413
- 3414
- 3415
- 3416
- 3417
- 3418
- 3419
- 3420
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










