Hapje zyrtare e Ambasadës së Japonisë në Shkup
Submitted by besniktvm on Wed, 2017-09-06 10:01Në Shkup sot do të hapet Ambasada e Japonisë, e cila në Maqedoni zyrtarisht filloi me punë më 1 janar të vitit 2017.
Në ceremoninë e hapjes solemne, siç paralajmëroi Ambasada e Japonisë, do të marrë pjesë ministri shtetëror i Punëve të Jashtme të Japonisë Kazujuku Nakane, i cili së bashku me ambasadoren japoneze Keiko Haneda do t'u dëshirojnë mirëseardhje të pranishmëve me ceremoninë "kagami biraki".










