Shumë banorë të zonave të vërshuara, që kanë mbetur jashtë listës së parë të shlyerjes së pagesave prej 30 mijë denarëve, vazhdojnë të kërkojnë efikasitet dhe përshpejtim të këtij procesi nga institucionet përkatëse.
Delegacione nga Maqedonia e Kosova që në mëngjes janë përkulur mbi plakën që shënon vendin ku lindi më 26 gusht të 1910, nëna e të gjithë të varfërve të botës, e cila do të shenjtërohet më 4 shtator pikërisht për mrekullinë e dashurisë që ua dha më të përvuajturve.
E ka quajtur fanatike rivalen e tij demokrate Hilary Clinton kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, me arguemntin se ajo i sheh njerëzit me ngjyrë jo si qenie njerëzore por vetëm si vota.
Presidenti i Maqedonisë, ashtu siç kumtoi kabineti i tij, në Stamboll do të realizojë takim me presidentin turk Erdogan, ndërsa do të marrë pjesë edhe në hapjen solemne të urës së tretë mbi Bosfor "Javuz Sulltan Selim".
Në zonat e prekura nga tërmeti në Italinë qendrore vijojnë kërkimet në gërmadha për të shpëtuar të mbijetuarit eventualë nga tërmeti i 24 gushtit, derisa Drejtoria e mbrojtjes civile konfirmoi se numri i viktimave ka mbërritur në 267, shumica prej tyre fëmijë.