Lajmi konfirmohet nga Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate. Tre personat e ekuipazhit, si dhe dy oficerë ushtarakë nga Qendra ruse e Pajtimit ishin duke u rikthyer në bazë. Të pestë ata janë shpallur të vdekur sipas asaj që bëhet e ditur nga Kremlini.
Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, një terrorist i cili shfaqet duke ngarë makinën i drejtohet Presidentit rus, Vladimir Putin, duke thënë se antarët e ISIS do të vijnë në Rusi dhe do të organizojnë sulme.
Guvernatori i Antalisë, Munir Karallogllu sot pranoi se policia në këtë qytet turk "gabimisht" ka arrestuar 20 profesorë universitarë, në kuadër të operacionit kundër pjesëtarëve të dyshuar të Organizatës terroriste të Fetullah Gylenit (FETO).
Një grup ushtarësh janë arrestuar pranë Marmarasë në Turqi, nën dyshimin se ishin përpjekur të rrëmbenin presidentin Erdogan gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti në Turqi, dy javë më parë, teksa ky I fundit ishte me pushime.
Personat e armatosur opozitarë, të barrikaduar në një stacion të policisë në kryeqytetin Erevan të Armenisë, u janë dorëzuar policisë, duke i përfunduar tensionet njëjavore me autoritetet, nga të cilat janë vrarë dy oficerë të policisë.
Policia franceze dje arrestoi dy persona për të cilët besohet se janë të lidhur me sulmin në kishën në qytetin Ruan gjatë ditës së martë, me ç'rast një prift u vra, transmeton Bi-Bi-Si.