Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot shpalljen e pavarësisë. 249 vite më parë, më 4 korrik 1776, u ratifikua deklarata e Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar shpallën pavarësinë.
Lajme
-
Maqedoni 04.07.2025 16:18
-
Maqedoni 04.07.2025 16:08
Tetovë, promovohen trotinete elektrike
Komuna e Tetovës bashkë me kompaninë vendore “AR Holding” ka promovuar në sheshin e Tetovës 100 trotinete elektrike.
Qytetarët mund t’i shfrytëzojnë duke shkarkuar aplikacionin në telefon dhe çmimi për një minutë shfrytëzim, qytetarëve do t’u kushtojë 6 denarë.
-
Maqedoni 04.07.2025 15:45
Temperaturat e larta, mjekët apelojnë për kujdes të shtuar
Përballë temperaturave të larta dhe valëve të të nxehtit që kanë përfshirë vendin, autoritetet shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar, sidomos për grupet më të ndjeshme të popullatës.
-
Maqedoni 04.07.2025 15:18
Kandidaturat për zgjedhjet lokale, Mexhiti: Mund të kandidoj në Çair
VLEN-i është në fazën përfundimtare të analizave dhe matjet e opinionit publik për kandidatë të caktuar në komuna për zgjedhjet lokale.
Brenda korrikut priten emrat përfundimtarë. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, nuk e përjashton mundësinë të kandidojë në Çair.
-
Maqedoni 04.07.2025 14:42
Shënohet trend negativ demografik, Mickoski: Alarmante, ka më shumë vdekje se lindje
Kryeministri Hristijan Mickoski alarmon për rënien demografike në Maqedoni, që së fundi është bërë trend në nivel global. Mickoski thekson se vazhdimisht po shënohet rritje e vdekshmërisë, ndërsa vërehet rënie e dukshme e lindjeve.
-
Maqedoni 04.07.2025 14:00
Perinski për komunat: 20 miliardë denarë,1.200 projekte infrastrukturore
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, gjatë një konference për shtyp prezantoi rezultatet e arritura nga dikasteri i tij gjatë 12 muajve të fundit.
-
Maqedoni 04.07.2025 13:43
Aksident pranë kufirit Serbi–Hungari, humb jetën një shtetas i yni!
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 05:15 në autostradën afër Horgoshit, pranë kufirit Serbi–Hungari, ku një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur rëndë i lënduar, raportojnë mediat serbe.
-
Maqedoni 04.07.2025 13:00
Sot fillon të aplikohet sistemi “One Stop” në Tabanoc
Sot në vendkalimin kufitar Tabanoc–Preshevë është vënë zyrtarisht në funksion Sistemi “One Stop”, për kontroll të përbashkët dhe të integruar kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
-
Maqedoni 04.07.2025 12:31
LAMM: Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc koha e pritjes është deri në gjysmë ore
Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.
-
Maqedoni 04.07.2025 12:21
Parashikimi i motit
Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe me temperatura të larta.
Në vend do të fryjë një erë e e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 32 deri 40 gradë celsius.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1453
- 1454
- 1455
- 1456
- 1457
- 1458
- 1459
- 1460
- 1461
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










