NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup informon se sot përfundon aksioni për pagesë të borxheve në këste pa llogaritje të interesit për pagesë të vonuar.
Ky aksion filloi më 17 shkurt të vitit 2025.
NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup informon se sot përfundon aksioni për pagesë të borxheve në këste pa llogaritje të interesit për pagesë të vonuar.
Ky aksion filloi më 17 shkurt të vitit 2025.
Gjykata e Apelit në Shkup sot dhe të enjten do të mbajë seancë publike për rastin “Llaskarcë”, që ka të bëjë me aksidentin e autobusit të ndodhur në vitin 2019, ku humbën jetën 16 pasagjerë dhe mbi 30 u lënduan.
Në Zonën Zhvillimore Teknologjike – Industriale në Shtip sot do të hapet fabrika e kompanisë kanadeze “Magna mekatroniks”.
Investimi vlerësohet në rreth 50 milionë euro, ndërsa pritet të hapen 500 deri 600 vende pune.
Metamorfozis dhe Rrjeti Ballkanik për Luftë Kundër Dezinformatave sot me një konferencë ndërkombëtare në Shkup do ta shënojnë Ditën e Verifikimit të Fakteve – 2 Prilli, në të cilën do të diskutohet për rreziqet informative në kohë të ndryshimeve globale.
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot në ora 10:00 vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes me dëshminë e të pandehurit Vllatko Keshishev.
Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme pritet ta shqyrtojë propozimin për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Lupço Kocevski.
Në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit mëngjesin e sotëm do të aterojë aeroplani i kompanisë me buxhet të ulët “Izixhet”, me çka zyrtarisht shënohet fillimi i linjës së re ajrore nga aeroporti “Orli” i cili ndodhet rreth 20 kilometra nga qendra e Parisit.
Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut.
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, njoftoi se vendi do të tërhiqet nga Konventa e Otavës, e cila ndalon përdorimin e minave anti-personel.