Të paktën 10 persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në sulmet ruse me raketa dhe dron në Ukrainë.
German Galushchenko, ministri i Energjisë, tha se Moska po përpiqet të dëmtojë ukrainasit duke goditu objektet e prodhimit të energjisë dhe gazit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, e vuri në dyshim gatishmërinë e tij për ta mbështetur aleancën ushtarake perëndimore, duke thënë se nuk do t’iu shkojë në ndihmë aleatëve të NATO-s, nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e vet.