Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) rikonfirmuan “mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, pas një takimi në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Lajme
-
Botë 16.02.2025 13:47
-
Maqedoni 16.02.2025 13:28
Gostivar, digjet depoja e poliesterit në afërisi të f. Negotinë
Mbrëme, pak pas mesnate, Njësiti territorial kundër zjarreve në Gostivar ka intervenuar në një objekt të kapluar nga zjarri në afërsi të çkyçjes së fshatit Negotinë, në atarin e fshatit Çegran. -
Maqedoni 16.02.2025 13:09
DPHM: Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë
Mëngjeset më të ftohta sot janë në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, me -2 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli, me 5 gradë, njofton DPHM.
-
Maqedoni 16.02.2025 12:47
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
-
Botë 16.02.2025 12:25
Kaos në stacionin e trenit në Indi: Humbin jetën 18 persona, mes tyre edhe fëmijë
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në Indi, në një stacion treni.
Mediat e huaja raportojnë se shkak është bërë “mbipopullimi” dhe përplasja e turmës në një stacioni hekurudhor në New Dehli.
-
Maqedoni 16.02.2025 12:03
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira me periudha me diell.
Paradite në disa lugina do të ketë kushte me mjegull.
Nga fundi i ditës do të ketë dukuri lokale të reshjeve të herëpashershme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
-
Botë 15.02.2025 20:01
Sulm me thikë në Austri: Vdes një 14-vjeçar, arrestohet autori sirian
Një 14-vjeçar u vra nga një sulm me thikë në qytetin e Villach në Austri.
Sipas informacioneve, një 23-vjeçar sirian filloi të godiste me thikë kalimtarët në qendër të qytetit që ndodhet në provincën e Carinthia.
Të paktën katër persona u plagosën.
-
Botë 15.02.2025 19:38
Erdogan sulmon Trumpin dhe Netanyahun: Askush nuk mund t’ua marrë Gazën palestinezëve
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se plani i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza përbën një kërcënim të madh për paqen botërore. -
Botë 15.02.2025 19:06
Shefi i NATO-s: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Kreu i aleancës e mbajti fjalimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u bëri thirrje anëtarëve evropianë të NATO-s, të dalin me propozime dhe ide konkrete, të shtojnë shpenzimet, të vazhdojnë trajnimi dhe furnizimin me armë. -
Botë 15.02.2025 18:42
Sulmi në qendër të Mynihut, ndërron jetë fëmija 2-vjeçar
Dy ditë pas një sulmi në një demonstratë në Mynih, një fëmijë dyvjeçar, i cili ishte plagosur rëndë, humbi jetën sot.
Një 24-vjeçar afgan, i arrestuar menjëherë pas sulmit, mori para qëllimisht me mjetin e tij një turmë që merrte pjesë në një demonstratë.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1651
- 1652
- 1653
- 1654
- 1655
- 1656
- 1657
- 1658
- 1659
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










