Lajme
-
Botë 08.02.2018 16:36
Tërmeti në Tajvan, rritet numri i të vdekurve, kërkimet vazhdojnë
Është rritur në 9 numri i të vdekurve nga tërmeti i së martës në Tajvan, por ende ka shpresë për shpëtimin e të mbijetuarve, teksa kërkimet kanë hyrë në ditën e dytë. Disa prej tyre janë shpëtuar që dje dhe po kërkohet për 62 të humburit zyrtarë. -
Botë 08.02.2018 16:13
Gjykimi në Bruksel, Salah Abdeslam refuzon të paraqitet në gjykatë
Ka vazhduar edhe sot në Bruksel gjykimi ndaj Salah Abdeslamit, terroristit të dyshuar që në Belgjikë gjykohet për sulmin ndaj policëve që erdhën ta arrestonin në 2016, si një ndër xhihadistë që përgatitën sulmin në Paris.
-
Maqedoni 08.02.2018 15:57
Osmani: nuk ka anëtarësim në BE pa zgjidhje të emrit, Ahmeti foli në kontest pozitiv për zgjidhje
Të gjitha mundësitë e dhëna për Maqedoninë në strategjinë për zgjerim të BE-së nuk do t’i kontribuojnë integrimit në BE pa e zgjidhur problemin me emrin. -
Botë 08.02.2018 15:39
Europarlamenti miratoi heqjen e llogaritjes sezonale të kohës
Parlamenti Evropian sot e miratoi propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, por vendimin përfundimtar për këtë duhet ta miratojë Komisioni Evropian. -
Botë 08.02.2018 14:50
Pence: ShBA do zgjidhje paqësore me Korenë Veriore
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, tha se Uashingtoni dëshiron të çmontojë paqësisht programin bërthamor të Koresë së Veriut, por paralajmëroi Phenjanin të mos e nënvlerësojë forcën ushtarake të ShBA-së. -
Botë 08.02.2018 14:33
Qeveria e re gjermane e mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor
Qeveria e re gjermane e mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të shteteve nga Ballkani Perëndimor, duke konsideruar se politika e zgjerimit të BE-së është e rëndësishme në mënyrë që të nxitet paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi.
-
Maqedoni 08.02.2018 14:18
Grubi në Pentagon: NATO tani!
Deputeti Artan Grubi e vizitoi edhe Pentagonin gjatë vizitës së tij në SHBA ku u takua me përfaqësuesen e lartë të Departamentit të Mbrojtjes të Amerikës, Laura Cooper, zëvendëssekretare shtetërore e Mbrojtjes e SHBA-së. -
Botë 08.02.2018 14:00
Putini dhe Erdogani diskutojnë bashkëpunimin ushtarak në Siri
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan të forcojnë bashkëpunimin midis ushtrive të tyre në Siri, në luftën kundër terrorizmit, tha përmes një deklarate Kremlini.
-
Maqedoni 08.02.2018 13:42
Gjykata Penale, seancë e re gjyqësore për lëndën “Trust”
Edhe për lëndën "Trust" të PPS-së, Gjykata Penale sot duhet të mbajë seancë në të cilën i dyshuar i parë është biznesmeni, Sead Koçan, si edhe dy persona fizikë dhe tre persona juridikë, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e firmës “Transmet", "Sileks" dhe "Vato" ShPKNJP për pjesëmarrje në tend
-
Maqedoni 08.02.2018 13:29
Gjykata Penale, vazhdon gjykimi ndaj Selës
Në Gjykatën Penale sot ka vazhduar gjykimi i të akuzuarve për tentim-vrasje të deputetit, Zijadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin republikan.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 8857
- 8858
- 8859
- 8860
- 8861
- 8862
- 8863
- 8864
- 8865
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










