Miriam Rodriguez Martinez u qëllua më armë në shtëpinë e saj në qytetin e San Fernandos.
Ajo u bë e njohur pasi hetoi marrjen peng dhe vrasjen e vajzës së saj nga kartela e drogës “Zetas”.
Poroshenko ka folur sot, një ditë pasi BE-ja miratoi liberalizimin e vizave për ukrainasit. “Sot Ukraina ka finalizuar divorcin nga Perandoria ruse”,- ka thënë ai gjatë një interviste televizive.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar përkrahësit e opozitës që të marrin pjesë në protestën e nesërme në Tiranë, ku siç ka thënë ai “do të rrëzohet me forcën e bashkimit republika e vjetër e korrupsionit”.