Lajme

  • Maqedoni 21.03.2017 12:21

    Hahn porosit: Mos nxitni tensione ndëretnike

    Komisioneri, Johanes Hahn, është nisur për në Maqedoni, ndërsa nga aeroplani ka dhënë një porosi.

    “Rrugës për në Shkup, Johanes Hahn, Eduard Kukan, Knut Flenkeshtajn dhe Ivo Vajgëll porosisin: respektoni demokracinë dhe shumicën parlamentare! Mos nxitni tensione ndëretnike!”.

  • Botë 21.03.2017 12:07

    Greqi, 8 pako-bombë të tjera për zyrtarët europianë

    Antiterrori grek ka zbuluar mbrëmjen e së hënës tetë pako-bombë të reja, gati për t’u postuar tek zyrtarë të lartë europianë, dy prej të cilëve thuhet se janë kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijselbloem, dhe komisioneri europian për ekonominë, Pierre Moscovic.
     
  • Maqedoni 21.03.2017 11:34

    Pa energji elektrike më shumë pjesë të Shkupit

    Pa energji elektrike prej orës 9:00 deri në orën 15:00 do të mbeten konsumatorët e rrugëve "Vodnjanska" me numrat 42, 44, 46, 56 dhe 58, "Aco Karaçanov" me numrat 60 dhe 61, "Atanas Karatoshev" numër 4 dhe "Orlov" me numrat 6 dhe 8 në komunën Qendër.
     
  • Botë 21.03.2017 11:02

    Ivanka Trump, zyrë në Shtëpinë e Bardhë

    Lajmin e ka bërë të ditur një burim pranë administratës, i cili ka saktësuar se vajza nuk do të ketë një titull zyrtar dhe asnjë rrogë përgjatë kohës që do të punojë në atë që njihet si Krahu Perëndimor. 
     
  • Maqedoni 21.03.2017 10:30

    Maqedonia do ta shënojë Ditën e pyjeve

    Me mbjelljen e rreth tre mijë fidaneve, NP "Pyjet e Maqedonisë" dhe nxënësit e shkollave fillore nga  komuna e Demir Kapisë sot në mesditë do ta shënojnë festën ndërkombëtare "Dita e pyjeve 2017".
     
  • Botë 21.03.2017 09:58

    Francë, debati i parë presidencial, dy kandidatët kryesorë përplasen për “Burkinin”

    Liderja e ekstremit të djathtë dhe ai i qendrës shkëmbyen replika sa i takon çështjes së veshjes islame, “Burkini”, që u përdor nga disa gra myslimane verën e kaluar në plazhet franceze.
     
  • Maqedoni 21.03.2017 09:26

    Konferencë për kujdestari të përbashkët pas divorcit

    Psikologë, terapeutë, profesorë universitarë dhe avokatë sot do të debatojnë në konferencën kombëtare me temë "Nevoja nga vendosja e kujdestarisë së përbashkët pas divorcit në Maqedoni dhe ndikimi i këtij koncepti mbi realizimin e të drejtave të fëmijës".
  • Maqedoni 21.03.2017 09:03

    Mot me diell dhe i ngrohtë deri në 25 gradë

    Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të shkurtër. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.
     
  • Botë 20.03.2017 22:03

    Ateron detyrimisht një aeroplan jugokorean, lëndohen 14 persona

    Një aeroplan në pronësi të kompanisë ajrore "Sauth suprim erlajns" sot ka ateruar detyrimisht në aeroportin e qytetit Vau, në veriperëndim të Sudanit Jugor.
     
    Në aeroplan kanë qenë 45 njerëz, nga të cilët gjatë aterimit të detyrueshëm janë lënduar 14.
     
  • Maqedoni 20.03.2017 21:34

    Vjedhje në një banesë në Shkup

    Pistoletë e tipit "Arkus", kalibër nëntë milimetra, me karikator me 15 plumba dhe edhe dy karikatorë për pistoletë, 55 plumba, dy orë dore, qafore prej ari, byzylyk dhe 3.000 denarë janë vjedhur mbrëmë në një banesë në Shkup.
     

Pages