Hiqet ndalesa për qarkullim për automjete të rënda të transportit në drejtimin rrugor Kërçovë - Ohër përmes qafës malore Presekë, njoftoi NP Rrugët e Maqedonisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi një provokim të hapur që kërkon të sjellë destabilizimin, ndërsa i bëri thirrje NATO-s e BE-së që të reagojnë, pasi kërcënohet siguria e rajonit.
Nëse do të aprovohet edhe në raundin e dytë të votimit, më vonë gjatë javës, do të pasohet nga një referendum. Kritikët ngrenë shqetësimet për mbërthimin e pushtetit nga Erdogan, por ky i fundit pretendon se sistemi i ndryshuar do t’i ngjasojë atyre në Francë dhe ShBA.
Sipas ueb faqes në aeroport, janë anuluar fluturime për në Stamboll, ndërsa janë anuluar edhe arritja e fluturimit nga Vjena. Sot në mëngjes nuk janë realizuar edhe fluturimet e planifikuara Shkup-Zagreb.
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, e ka bërë të qartë se rrëzimi i “Obamacare”-it dhe zëvendësimi me një skemë tjetër, e cila duhet t’i mbulojë të gjithë dhe të jetë më pak e kushtueshme, ka për të qenë një prej veprimeve të para të tij si president.
Me fillimin e reshjeve të borës, mëngjesin e sotëm janë hedhur 50 tonelata kripë rrugëve të kryeqendrës, ndërsa ekipet e shërbimeve dimërore janë në teren dhe po e pastrojnë borën nga bulevardet dhe rrugët e qytetit.
Provokimet që po ia bën Serbia Kosovës, si ai me trenin ilegal, murin në Mitrovicë, apo arrestimin e Haradinajt janë të papranueshme për autoritetet kosovare, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Shkollat dhe kopshtet në rajonet e qyteteve Janinë dhe Kallambaka në Greqinë perëndimore sot kanë mbetur të mbyllura për shkak të keqësimit të ri të motit.