-
Maqedoni 26.12.2024 11:58
Gashi për ndryshimet kushtetuese, nevojitet vullnet politik
Procedura për ndryshimet kushtetuese është në kuadër të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit dhe gjithkush që i plotëson kushtet mund të ngrit iniciativë. -
Maqedoni 26.12.2024 09:13
Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gostivar - Mavrovë - Dibër
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.
-
Maqedoni 26.12.2024 09:03
Parashikimi i motit
Këtë të enjte pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, me borë të herëpashershme lokale në pjesët veriore të vendit dhe në juglindje me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu me shpejtësi mbi 60 km/h. -
Maqedoni 25.12.2024 18:23
DMSH, masa kundërvajtëse për komunat që nuk veprojnë
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim nëpërmjet një letre dërguar deri te Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ka apeluar që të veprojnë në raste të fatkeqësive natyrore.
Në të kundërtën siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpetim do të zbatohen masa kundërvajtëse.
-
Maqedoni 25.12.2024 18:13
Këshilli Gjyqësor, Bekim Mehmedi emërohet U.D Kryetar i Gykatës së Apelit-Gostivar
Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e sotme mori vendime për emërimin e gjykatësve Bekim Mehmedi dhe Mirosllav Georgievski për ushtrues të detyrës kryetarë në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe Gjykatën Themelore në Kratovë.
-
Maqedoni 25.12.2024 17:49
VLEN, akuza ndaj BDI-së dhe Qeverisë, dyshime për korrupsion edhe gjatë regjistrimit
Koalicioni VLEN nëpërmjet deputetes, Saranda Imeri, kanë akuzuar Qeverinë e kaluar, e sidomos BDI-në, për korrupsion edhe gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.
Sipas Imerit, ata kanë keqpërdorur mjetet e parapara për blerjen e 5 mijë e 650 laptopëve.
-
Maqedoni 25.12.2024 17:23
Opozita, kritike ndaj fjalimit të presidentes
Fjalimi i presidentes ishte më shumë një qasje teorike dhe aspak pragmatike, vlerësuan nga Fronti Evropian. Kritikues të fjalimit të presidentes ishin edhe nga LSDM-ja dhe partia “E Majta”, të cilët deklaruan se ky fjalim më shumë i ngjante një fjalimi protokollar, pa porosi të qarta.
-
Maqedoni 25.12.2024 16:40
Qeverisja gjashtëmujore, Sela: Qeveria mban peng ardhmërinë e vendit
Opozita shqiptare ka kritikuar pushtetin për qeverisjen gjashtëmujore. Kritikat janë fokusuar në ngecjen e procesit integrues të vendit, si dhe qasjes ndaj shqiptarëve në vend.
Zijadin Sela është shprehur se Qeveria po mban peng ardhmërinë e vendit duke u zhytur në borxhe.
-
Maqedoni 25.12.2024 16:25
Fjalimi vjetor i presidentes Davkova në Kuvend, në fokusin e presidentes, eurointegrimet
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, mbajti fjalimin e saj të parë vjetor në Kuvend, me ç’rast u fokusua te ndryshimet kushtetuese dhe rruga eurointegruese e vendit. Sipas Davkovës, BE-ja është ende sistemi politik demokratik më i dëshirueshëm dhe shtëpia e përbashkët.
-
Maqedoni 25.12.2024 16:07
Vonesa e hapjes së çerdheve në Haraçinë e Likovë, Mickoski u kërkon falje banorëve
Kryeministri, Hristijan Mickoski, u ka kërkuar falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës lidhur me vonesën e hapjes së çerdheve në këto dy komuna.
Mickoski thotë se edhe pse ka kryetarë të komunave të papërgjegjshëm, kjo nuk duhet të jetë pengesë që çerdhet të nisin me punë.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1017
- 1018
- 1019
- 1020
- 1021
- 1022
- 1023
- 1024
- 1025
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










