Deputetët me procedurë të shkurtër votuan propozim-ligjin për amnisti, i cili ka të bëjë me qytetarët që shkelën orën policore gjatë pandemisë Covid 19.
Me 2.100 amendamente grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së e bllokoi katër ligjet që parashohin rritje të pagave të gjyqtarëve, prokurorëve publikë dhe këshillit gjyqësor e prokurorial.
Nesër fillon ndërtimi i “Mega Parkut” në Fushë Tophanë të komunës së Çairit. Parku përfshinë 30 mijë metra katror, ndërsa ndërtohet në bashkëpunim me komunën e Çairit dhe qytetin e Shkupit.
Në manifestimin me rastin e 78 vjetorit të ekzistencës së Kryqit të Kuq të RMV-së, kryeministri Dimitar Kovacevski u ndal te solidariteti i qytetarëve të vendit me popullatën e Turqisë dhe Sirisë.
Organizatat joqeveritare janë njoftuar për së afërmi nga ministri i jashtëm, Bujar Osmani, lidhur me përfitimet e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së.
Rreth 300 persona mund të përfundojnë në burg pasi nuk kanë shlyer gjobat për shkeljen e rregullave të pandemisë Covid 19. Deri më tani, Gjykata Themelore Penale ka miratuar 280 zgjidhje zëvendësuese për mos pagimin e gjobës, e cila është zëvendësuar me burgim të 280 personave.
Të gjithë politikanët dhe partitë politike që në mënyrë deklarative mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, e kanë momentin ta dëshmojnë atë edhe realisht duke mbështetur ndryshimet kushtetuese.