Policia e Tetovës njofton se tek ata është raportuar rasti i vdekjes së një 53-vjeçari nga qyteti nga goditja elektrike. Personi vdiq në shtëpinë e tij teksa po riparonte një prizë.
-
Maqedoni 08.11.2022 18:23
-
Maqedoni 08.11.2022 17:17
Zhan Mitrev: Hemofiltrimi ka shpëtuar jetë njerëzish
Klinika “Zhan Mitrev” nuk ka marrë asnjë qindarkë më shumë nga pacientët gjatë pandemisë thotë kardiologu njëherit edhe pronar i kësaj klinike Zhan Mitrev. -
Maqedoni 08.11.2022 16:55
Fyerje në mbledhjen e Qytetit të Shkupit, Arsovska e quajti Sllaveskin Hitler, despot e tiran
Sërish tensione, fyerje dhe zënka mes kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski dhe kryetares Danela Arsovska në seancën e sotme të 19-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit. -
Maqedoni 08.11.2022 16:33
Takimi i liderëve, Selmani: Takimi element shpresëdhënës
Takimi i lidereve, një ditë më parë, nuk solli asnjë zgjidhje për çështjet kryesore për të cilat ishte thirrë veç nxorri në sipërfaqe ndasitë e thella politike.
-
Maqedoni 08.11.2022 16:11
VMRO-DPMNE: Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme
VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kërkon shpërbërjen e Parlamentit për të shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet do të jenë në një farë mënyre referendum për këto vendime të Qeverisë, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE. -
Maqedoni 08.11.2022 15:49
QMK: Rritet rreziku nga prania e qenve endacakë
Rreziku nga prania e qenve endacakë në vendin tonë vazhdon të jetë problem i madh për qytetarët. Rastet që vazhdimisht raportohen në polici janë në rritje. -
Maqedoni 08.11.2022 15:27
Kuvend, takohet grupi i punës “Jean Monnet”
Në kuadër të dialogut “Jean Monnet” u realizua takim i grupit të punës, që ka për qëllim shqyrtimin e rregullores së punës së Kuvendit me qëllim efikasitetin e punës së kuvendit.
Në takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e opozitës maqedonase ata të VMRO-DPMNE-së dhe “Të majtës”.
-
Maqedoni 08.11.2022 15:05
Abazi: Do të punoj me përgjegjësi dhe në bazë të ligjit
Shefi i sapozgjedhur i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, në konferencën e parë me mediat deklaroi se zgjedhja e tij në krye të kësaj prokurorie është përgjegjësi dhe motiv për të vazhduar më tutje. -
Maqedoni 08.11.2022 13:59
Osmani-Millkov për marrëdhëniet e ndërsjella: Të kthehet rendi pozitiv
Një prej temave më të ndjeshme në vend është se dikush e sfidon veçantinë, identitetin dhe gjuhën, dhe kjo ndjenjë shoqërohet me provokime nga pala bullgare, konsideron ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, pas takimit me homologun e tij bullgar, Nikollaj Millkov. -
Maqedoni 08.11.2022 13:31
Pendarovski – Ageler, ambasadorja e ShBA-së dorëzon kredencialet
Presidenti i vendit,Stevo Pendarovski, pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re amerikane në vend, Anxhela Prajs Ageler.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1920
- 1921
- 1922
- 1923
- 1924
- 1925
- 1926
- 1927
- 1928
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










