Me aparatin digjital për radiografi të dhuruar nga Ambasada japoneze për Spitalin e Gostivarit, nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot janë kryer 8.000 incizime. Kjo u theksua gjatë vizitës që ambasadori Hironori Savada i bëri këtij institucioni.
-
Maqedoni 13.10.2022 18:09
-
Maqedoni 13.10.2022 17:38
Bogovinë, fillojnë punimet e ujësjellësit në fshatin Pallçishtë
Kanë filluar punimet për ujësjellësin në fshatin Pallçisht në komunën e Bogovinës, pasi këto të fundit ka një javë që protestuan duke bllokuar rrugët dhe kërkonin që urgjentisht komuna e Bogovinës të fillojë me punime.
-
Maqedoni 13.10.2022 17:15
Maksuti: Bllokimi i kushtetutës, kërcënim për demokracinë
Gjykata Kushtetuese që mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, po rrezikon të bllokojë funksionimin për shkak të mos zgjedhjes së gjykatësve të rinj. Në vend të 9 gjykatësve ajo tani numëron 5, gjegjësisht 4 në dhjetor kur duhet të pensionohet edhe një gjykatës.
-
Maqedoni 13.10.2022 16:31
Nuk ka asistent arsimor në shkolla të mesme, Petrushev: Presim punësim të kuadrove të rinj
720 asistentë arsimorë aktualisht ndihmojnë procesin edukativo-arsimor në vend. Kjo shifër plotëson deri diku nevojat për arsimim inkluziv në shkollat fillore, por edhe më tej problematike mbeten shkollat e mesme ku nuk ka asistent arsimor të cilët punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta.
-
Maqedoni 13.10.2022 16:13
VMRO-DMNE: Qeveria nuk po i zbaton mjaftueshëm reformat
VMRO-DMNE në përmbajtjen e raport-progresit e fundit të KE-së sheh vlerësimin se nuk ka përkushtim serioz për reforma nga autoritetet e vendit. Sipas tyre në vend të reformave sistematike të legjislacionit, raporti i KE-së ka vënë re se zbatohen zgjidhje ad-hok. -
Maqedoni 13.10.2022 15:57
Kërçovë, MPPS dhe AP ndanë grande për vetëpunësim
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, ndanë grandet për vetëpunësim në komunën e Kërçovës.
-
Maqedoni 13.10.2022 15:40
Raporti i progresit 2022, Bilalli: Raporti, në prizmin e sigurisë
Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut është real dhe evidenton avancimet që ka shënuar vendi por edhe mangësitë dhe fushat ku reformat ngecin ose zhvillohen me vështirësi.
-
Maqedoni 13.10.2022 15:23
Takim Xhaferi – Kelin, në fokus bashkëpunimi dhe ndryshimet kushtetuese
Bashkëpunimi ndërpartiak, rajonal, global, si dhe ndryshimet kushtetuese në fokusin e takimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi me homologen e tij zvicerane Irene Kelin në Shkup. Xhaferi ka informuar Kelin për integrimin e vendit dhe rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese.
-
Maqedoni 13.10.2022 15:06
Raporti i Progresit për RMV-në, Geer: Të përfshihet opozita në procesin integrues
Maqedonia e Veriut të vazhdojë me reformat dhe paralel me këtë të implementohet procesi i skriningut, tha euroamabsadori David Geer gjatë prezantimit të raportit të progresit për vendin tonë. Potencoi përfshirjen e të gjitha partive politike në këtë fazë të eurointegrimit.
-
Maqedoni 13.10.2022 14:14
Referendumi kundër ndryshimeve kushtetuese, Dimitar Apasiev nuk pret që nisma të refuzohet
Kthimi i iniciativës për referendum, për liderin e së majtës, Dimitar Apasiev, është thjesht blerje kohe nga kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Ai thotë se do të bëjë korrigjimin e kërkuar brenda afatit të caktuar dhe do të adresojë nismën sërish në të njëjtën adresë.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1969
- 1970
- 1971
- 1972
- 1973
- 1974
- 1975
- 1976
- 1977
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










