Virusi korona u ka marr jetën edhe 9 qytetarëve të vendit, ndërsa vazhdon të jetë i lartë numri i të infetuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 417 raste të reja me Kovid -19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Pjesëmarrësit në garën për kryetarë komune përmbyllin fushatën zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021. Në raundin e dytë garojnë kandidatët që janë në balotazh për kryetar komune në 44 komuna në vend, përfshirë edhe qytetin e Shkupit.