Marrëveshja e Ohrit i hapi horizonte të reja vendit, përparoi demokracinë e brendshme dhe siguroi më shumë të drejta për të gjithë qytetarët. Kjo u tha gjatë seancës solemne në Kuvend kushtuar Marrëveshjes së Ohrit.
-
Maqedoni 29.07.2021 18:30
-
Maqedoni 29.07.2021 17:05
Kuvend, u miratua rezoluta që cakton linjat e kuqe
Me 95 vota “për” dhe asnjë “kundër”, kuvendi e miratoi Rezolutën e cila përcakton linjat e kuqe në bisedimet me Bullgarinë, në kontekst të bllokadës së integrimeve euroatlantike.
-
Maqedoni 29.07.2021 16:56
KShZ mohon pretendimet e revizionit
Anëtarët e KShZ-së kategorikisht hodhën poshtë pretendimet e Entit Shtetëror të Revizionit se KShZ-ja gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë, ndaj komisioneve komunale zgjedhore ka bërë pagesa pa dokumentacionin e nevojshëm dhe të plotësuar fiskal.
-
Maqedoni 29.07.2021 16:44
“Mini shengeni” riemërtohet në “Ballkani i Hapur”, Zaev, Rama dhe Vuçiq nënshkruan tri marrëveshje
Tre marrëveshje prodhoi takimi i sotëm në Shkup mes kryeministrave, Zoran Zaev, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
-
Maqedoni 29.07.2021 16:22
Iniciativa Qytetare “Në biçikletë” vendosi biçikletë të bardhë në kujtim të Bilall Lamallarit
Iniciativa qytetare “Në biçikletë”, ka vendosur një biçikletë të bardhë në Bulevardin “Koço Racin” afër Kryqit të Kuq, në kujtim të Bilall Ljamallarit, një çiklist që vdiq pasi u godit nga një makinë në bulevardin "Koço Racin".
-
Maqedoni 29.07.2021 16:01
Covid-19, 54 të infektuar, 12 shëruar e 401 raste aktive
Ditëve të fundit po rritet ndjeshëm numri i rasteve pozitive në vend. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja pozitive nga 3764 teste të kryera, prej të cilëve 16 vetëm në kryeqendër ku ka 139 raste aktive dhe 9 në Tetovë ku aktualisht ka 106 raste aktive me Kovid-19.
-
Maqedoni 29.07.2021 15:34
Kuvend, miratohet Ligji për Shtetësi
Me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër” deputetët në Kuvend miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Shtetësi. Kjo zgjidhje ligjore sipas opozitës shqiptare do të zgjidh problemin e të gjithë qytetarëve të cilëve si e drejtë u ishte mohuar.
-
Maqedoni 29.07.2021 13:32
Dita Botërore Kundër Tregtisë me Njerëz, rritet numri i femrave të keqpërdorura
Pandemia me Kovid-19 ndikoi në rritjen e tregtisë me njerëz në nivel botëror. Rreziku më i madh është evidentuar te gjinia femërore, të cilat shpeshherë kanë qenë të dhunuara, të detyruara në martesë, apo fizikisht të maltretuara.
-
Maqedoni 29.07.2021 11:57
Nesër bëhet spërkatje kundër mushkonjave në Shkup
Qyteti i Shkupit njofton se ditën e premte do të bëjë spërkatjen kundër mushkonjave.
Dezinsektimi kundër mushkonjave që do të ndodhë në territorin e Qytetit të Shkupit do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit.
-
Maqedoni 29.07.2021 11:23
Fshatrat ku do të zhvillohet sot vaksinimi në terren
Vaksinimi në terren sot, e enjte më datë 29.07.2021 do të realizohet në vendbanimet siç vijojnë:
Tetovë – Zherovjan, Sedllarcë, Radovec, Tenovë, Stençe dhe Vollkovi, Gurgurnicë
Gostivar – Sërmnova, Tërnova, Pedalishte, Strajani
Berovë – Vlladimirovë
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2792
- 2793
- 2794
- 2795
- 2796
- 2797
- 2798
- 2799
- 2800
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










