• Maqedoni 09.05.2021 16:55

    Dimitrov: Momenti i fundit të fillojmë negociatat

    “Është momenti i fundit që të fillojmë negociatat e merituara të anëtarësimit”, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov,  në shënimin e Ditës së Evropës, teksa shtoi se “beteja jonë është në fakt betejë e Evropës me vetveten për të mbajtur

  • Maqedoni 09.05.2021 16:32

    Kriza Kovid, ulet numri i personave të hospitalizuar

    Shënon ulje numri i pacientëve në kovid qendrat e vendit. Në 24 orët e fundit në kryeqytet janë pranuar vetëm 9 pacientë, ndërkohë që ka 350 shtretër të lirë.

    Nëpër qytetet tjera të vendit ka gjithsej 436 të hospitalizuar dhe po aq shtretër të lirë.

  • Maqedoni 09.05.2021 16:15

    Mickovski: BE të mbajë premtimin për fillimin e bisedimeve

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, në Ditën e Evropës ka ftuar BE-në që të mbajë premtimet për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Kjo, sipas Mickovskit, duhet të ndodhë në samitin e radhës, ndërsa paralelisht të vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë.

  • Maqedoni 09.05.2021 15:56

    VMRO-DPMNE: Reforma në arsim nuk paraqet vizion

    Reforma në sistemin arsimor nuk paraqet vizion, por bëhet fjalë për proces digjitalizimi që kushton miliona euro, thekson opozitarja, VMRO-DPMNE.

  • Maqedoni 09.05.2021 15:35

    LSDM: Vlerësim pozitiv për procesin e vaksinimit

    LSDM me notë pozitive e vlerëson procesin e deritanishëm të vaksinimit dhe masat e qeverisë për t’u përballur me pandeminë.

  • Maqedoni 09.05.2021 15:20

    Grubi: Nga Marrëveshja e Ohrit përfituan të gjithë në RMV

    Marrëveshja e Ohrit në thelbin e saj është një vlerë e Bashkimit Evropian dhe është e vetmja marrëveshje e paqes plotësisht e suksesshme, e garantuar nga BE, SHBA, NATO dhe OSBE, e cila është zbatuar plotësisht në pjesën normative dhe ka kontribuar pa mëdyshje në ardhmërinë tonë evropiane.

  • Maqedoni 08.05.2021 19:36

    ASH – AA, dje u varros drejtësia në vend

    Me takimin e djeshëm mes presidentit Pendarovski me liderin e opozitës Mickovski është vorrosur drejtësi në vend, thonë nga koalicioni ASH-AA.

    Opozita shqiptare nuk la pa kritikuar edhe BDI-në, sipas të cilëve janë në gjendje të shesin gjithçka vetëm për të shpëtuar veten e tyre. 

  • Maqedoni 08.05.2021 18:12

    Kumanovë, vihet gurthemeli i xhamisë, Xhamia e Re”, Mateç

    Në një ceremoni rasti në fshatin Mateç të komunës së Likovës, sot u vu guri themeltar i Xhamisë “Xhamia e Re”. Të pranishëm në këtë event ishin kreu i BFI, Shaqir Fetahi, muftiu i Kumanovës Abedin Imeri, kreu i komunës së Likovës Erkan Arifi si dhe personalitete të tjerë jetës fetare.

  • Maqedoni 08.05.2021 17:17

    Mickovski sulmon Pendarovskin dhe mediat

    Kreu i VMRO DPMNE –së Hristijan Mickovski, vetëm një ditë pas takimit me presidentin Stevo Pendarovski e akuzoi atë për dyfytyrësi. Sa u takon të akuzuarve dhe të dënuarve për dhunën në Kuvend, Mickovski thotë se presidenti një qëndrim ka patur në takim dhe një qëndrim tjetër për opinionin.

  • Maqedoni 08.05.2021 17:00

    Proteston Sindikata e Policisë, kushte më të mirë dhe të hiqet presioni mbi policinë

    Nën moton "për rendin, për drejtësinë, për disiplinën" sindikata e policisë protestuan nëpër rrugët e qytetit.

    Protestat siç thonë ata, u mban kryesisht përshkak presionit mbi policinë, shpërndarjet joligjore dhe numrit të  pamjaftueshëm të uniformave. 

Pages