Edhe kërçovarët po votojnë sot për pushtetin lokal.
Materiali i kolegut Shaban Dalipi, do të na i sjellë hollësitë për procesin e votimit në Kërçovë.
Edhe kërçovarët po votojnë sot për pushtetin lokal.
Materiali i kolegut Shaban Dalipi, do të na i sjellë hollësitë për procesin e votimit në Kërçovë.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u bën apel Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), komisioneve komunale zgjedhore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që të vazhdojnë të sigurojnë qasje të papenguar dhe kushte pune për gazetarët dhe punonjësit mediatikë në të gjitha vendvotimet.
Në Likovë procesi zgjedhor po zhvillohet i qetë. 26.326 votues me të drejtë vote në këtë komunë, sot votojnë për të zgjedh kreun e ri të komunës dhe këshilltarët komunal.
Qytetarët e Çairit që në orën 07:00 të mëngjesit u janë drejtuar kutive të votimit, për të votuar për kryetar dhe këshilltarë komunal.
Të drejtë vote në Çair kanë gjithsej 58 mijë e 458 votues.
Kolegja Xhanan Halili ndodhet atje për të na informuar për procesin e deritanishëm.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor informoi se deri në ora 15:00 të drejtën e votës në të gjithë territorin e vendit e kanë shfrytëzuar 515.069 votues.
Nga KSHZ thanë se jehona e votuesve është 31,16%, që paraqet përqindje përafërsisht të njëjtë me zgjedhjet e vitit 2021.
Në Komunën e Haraçinës ndodhet gazetarja Abibe Qaili, e cila do të na njoftojë për rrjedhën e deritanishme të votimit.
Përmes videos më poshtë ndjekim opinion e qytetarëve për procesin zgjedhor.
Zgjedhjet lokale 2025 po zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe demokratike në gjithë territorin e vendit, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të cilët shtojnë se po ndërmerren masa dhe veprime brenda kompetencave të për të siguruar zhvillimin e pandërprerë dhe të sigurt të procesi
Prokuroria Themelore Publike informoi se dita e sotme zgjedhore e Zgjedhjeve lokale 2025 kalon në përgjithësi qetë dhe pa probleme të mëdha në procesin zgjedhor, konform informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë shtetin.
Qytetarët e vendit tonë sot po votojnë për të zgjedhur autoritetet e pushtetit lokal, përkatësisht kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunal si dhe kryetarin dhe këshilltarët e Qytetit të Shkupit.
Zgjedhjet po i vëzhgojnë gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes, në mesin e të cilëve janë edhe 375 vëzhgues nga OSBE/ODIHR. Shefi I këtij misioni thot se po e ndekin tër procesin deri në mnumrimin e votave.