-
Maqedoni 11.07.2017 18:53
Temperaturat tropikale kaplojnë Maqedoninë, nga dita e enjte pritet ulja e temperaturave
Temperaturat tropikale deri më 41 gradë kanë kapluar pjesën më të madhe të vendit.Kjo valë e të nxehtit që paraqet fazën e verdhë, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, paralajmërojnë sinoptikanët. Temperaturat priten të ulen nga dita e enjte. -
Maqedoni 11.07.2017 18:35
Kuvend, Avokati i Popullit kërkon punësime të reja dhe më shumë para
Ixhet Memeti kërkon më shumë fonde për këtë institucion dhe punësime të reja, për shkak të volumit të punës. Sipas tij, institucioni i AP-së në Maqedoni pranon më shumë parashtresa për kokë banori krahasuar me të gjitha institucionet simotra në rajon. -
Maqedoni 11.07.2017 18:20
Ligji për gjuhën shqipe, Osmani: së shpejti në procedurë parlamentare
Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, në një intervistë për “Makfax” ka deklaruar se ligji së shpejti pritet të kalojë në procedurë parlamentare, ndërsa paralelisht me këtë edhe në vlerësim tek Komisioni i Venedikut. -
Maqedoni 11.07.2017 17:22
Dimitrovi takon Bishopin, thellohet bashkëpunimi Maqedoni - Australi
Maqedonia dhe Australia kanë potencial të madh bashkëpunimi sidomos kur urë bashkëpunimi është diaspora e madhe e Maqedonisë në Australi, vlerëson ministrja e Punëve të Jashtme e Australisë, Xhuli Bishop, dhe shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov. -
Maqedoni 11.07.2017 16:57
Roth: erdhi koha që BE t`i ndihmojë Maqedonisë
Kjo u tha në takimin mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me sekretarin shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot. -
Maqedoni 11.07.2017 16:01
Pens: ShBA përkrah qeverinë reformatore të RM-së
Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë që e publikoi Pens në profilin e tij në Tuiter, thuhet se nënpresidenti amerikan ia ka uruar Zaevit zgjedhjen për kryeministër dhe e ka përsëritur mbështetjen e ShBA-së për reformat dhe aspiratat euroatlantike të Maqedonisë.
-
Maqedoni 11.07.2017 15:03
Aksident ajror - rrëzohet avioni i marinës, vdesin 16 ushtarë amerikanë
Të paktën 16 ushtarë amerikanë kanë mbetur të vdekur pasi një avioni i Marinës është përplasur në një fushë në Delta të Misisipit mbrëmjen e së hënës.
-
Maqedoni 11.07.2017 14:41
Komuniteti boshnjak përkujton gjenocidin, marsh paqësor për Srebrenicën në Shkup
Nën moton “Mos e harro Srebrenicën”, sot u zhvillua marshi i paqes për viktimat nga masakra e mijëra boshnjakëve në Srebrenicë.
-
Maqedoni 11.07.2017 14:05
Ngërçi merr fund, komuna e Bogovinës zgjedh kryetarin e ri
Me nëntë vota pro dhe tetë kundër, komuna e Bogovinës e zgjodhi për ushtrues detyre kryetare të komunës Lumturije Ilijazin.
-
Maqedoni 11.07.2017 13:00
Ministri Taravari prezenton projektin “Mjeku Yt"
Si pacientë, në ordinancat e mjekëve shkojmë kur kemi ndonjë problem shëndetësor dhe atëherë ilaçin e gjejmë te mjekët tanë, por a keni pyetur se çka i ka nxitur ata të merren me këtë profesion human dhe fisnik?
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 5042
- 5043
- 5044
- 5045
- 5046
- 5047
- 5048
- 5049
- 5050
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










