Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në 10 aksidente trafiku, nga të cilat shtatë janë me dëm material dhe dy janë me pasojë të lëndimit trupor në të cilat dy persona kanë marrë lëndime të leht
-
Maqedoni 20.07.2016 10:07
-
Maqedoni 20.07.2016 09:30
Parashikimi i motit për sot
Moti sot në mbarë vendin tonë do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat gjatë paraditës do të lëvizin nga 13 deri më 23 gradë celsius, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat do të arrijnë deri më 36 gradë celsius.
-
Maqedoni 20.07.2016 09:15
Vazhdojnë bisedimet mes partive
Bisedimet midis partive politike duhet të vazhdojnë sot pasi që dje sërish nuk është arritur marrëveshje. Këtë e deklaroi ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli dje pas përfundimit të takimit në Klubin e deputetëve.
-
Maqedoni 19.07.2016 20:11
Maqedonia lëshoi sërish euro–obligacionin prej 650 mln euro
Sipas Agjencisë “Rojters”, euro-obligacioni shtatëvjeçar është me normë interesi prej 5%. Në pritje të epilogut nëse investitorët do ta blejnë atë dhe me çfarë norme interesi, sërish aktualizohet ligjshmëria e lëshimit të euro–obligacionit. -
Maqedoni 19.07.2016 19:14
Për shkak të aksidentit në ndërprerje komunikacioni në rrugën Ohër-Resnjë
Për shkak të aksidentit në ora 17:40 në ndërprerje është komunikacioni në aksin rrugor Ohër-Resnjë (te tunelet), kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë. -
Maqedoni 19.07.2016 18:27
Kuvend, debat mbi prop/ligjin për reklama në media
Pushteti dhe përfaqësuesit e mediave kanë përplasur qëndrimet e tyre lidhur me propozim-ligjin për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike. -
Maqedoni 19.07.2016 17:52
Analistët: intervenimi i ndërkombëtarëve do të sjellë rezultate pozitive
Sipas analistit, Xhelal Neziri, kemi një krizë ku faktori ndërkombëtar bën presion që të arrihet kompromis, të zgjidhet kriza dhe të shkohet në zgjedhje, ndërsa partitë politike taktizojnë për interesa të ngushta të tyre. -
Maqedoni 19.07.2016 17:47
Trazirat në Turqi, qytetarët nuk anulojnë aranzhmanet
Edhe përkundër trazirave dhe situatës së pakëndshme në Turqi, ku pati edhe qindra viktima, përsëri Turqia mbetet një ndër destinacionet më të preferuara të qytetarëve të Maqedonisë për t’i kaluar pushimet verore. -
Maqedoni 19.07.2016 17:32
Haziri: vendkalimi kufitar Bellanoc–Stançiç, perspektivë e popullatës nga të dyja anët
Vendkalimi kufitar Stançiç–Bellanoc nuk do të shërbejë vetëm për komunikim dhe lëvizje të lirë të qytetarëve, por edhe të mallrave, tha gjatë takimit të sotëm kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, me homologun e tij në Kumanovë, Zoran Damjanovski. -
Maqedoni 19.07.2016 17:01
Kriza politike, bisedimet pa marrëveshje, vazhdojnë nesër
Për dallim nga ditët tjera, takimi i sotëm në klubin e deputetëve zgjati vetëm dy orë. Përfaqësuesit e partive politike nuk u prononcuan pas takimit përpos ambasadorit të ShBA-ve, Xhes Bejli, i cili paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve nesër.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 5590
- 5591
- 5592
- 5593
- 5594
- 5595
- 5596
- 5597
- 5598
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










