-
Maqedoni 16.07.2025 09:19
Sot në Kuvend mbajnë mbledhje tre komisione
Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë mbledhje tre komisione: Komisioni për kulturë dhe turizëm, Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, si dhe Komisioni juridiko-ligjvënës. -
Maqedoni 16.07.2025 09:02
Parashikimi i motit
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. -
Maqedoni 15.07.2025 19:14
Qeveria miraton ligjin që njeh diplomat e medresesë si të barabarta me ato të gjimnazeve
Me propozim të Ministrisë për Çështje Evropiane dhe institucioneve përkatëse, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Propozim-Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare.
-
Maqedoni 15.07.2025 18:40
BERZh 2 milionë euro grant për mjedis të pastër
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka nënshkruar një marrëveshje për grant me vlerë prej 2 milionë eurosh, e cila do të shfrytëzohet për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
-
Maqedoni 15.07.2025 17:54
Haxhiu: Vauçerë për kompjuterë për të gjithë studentët
Deputetja e koalicionit VLEN, Feride Haxhiu, ka njoftuar se kanë dorëzuar në Kuvend një propozim-ligji, i cili do të mundësojë ndarjen e vauçerëve për të gjithë studentët në vend, deri në moshën 29 vjeçe, për blerje të kompjuterëve.
-
Maqedoni 15.07.2025 16:15
Trajanov: Në RMV ka radikalizim ideologjik dhe fetar
Niveli për kërcënim nga sulmet terroriste në Maqedoninë e Veriut është i ulët, ndërsa sistemi i sigurisë është vendosur mirë. Kështu vlerëson koordinatori i Komitetit për pengimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, Pavle Trajanov.
-
Maqedoni 15.07.2025 15:49
QMK: 5 zjarre aktive, DMSh: Të enjten do të përfundojë konkursi për punësim
Vendi vazhdon të përballet me zjarre. Aktualisht 5 zjarre janë aktive në komuna të ndryshme. Në terren me zjarret po përballen institucionet kompetente, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
-
Maqedoni 15.07.2025 15:09
Beteja politike, kush e beri Korridorin 8?
Dy vite pas fillimit të ndërtimeve për Korridorin 8, 20 kilometrat e lëshuara në përdorim së fundmi kanë ngritur reagime në kampin politik shqiptar për atë se kujt i takojnë meritat për të.
-
Maqedoni 15.07.2025 15:09
Saliu jep raport për strategjinë e përfshirjes së romëve
Ministri pa portofol, përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për Përfshirjen e Romëve 2022-2030, Shaban Saliu, në raportin për punën njëvjeçare vlerësoi se shtigjet për integrimin sistemik të romëve në të gjitha sferat e jetës janë të hapura. -
Maqedoni 15.07.2025 14:48
Konferencë, llogaridhënia financiare për zgjedhjet
Pothuajse të gjitha partitë politike i kanë respektuar afatet e parashikuara kohore për dorëzimin e raporteve financiare për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të kaluar.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 578
- 579
- 580
- 581
- 582
- 583
- 584
- 585
- 586
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










