-
Maqedoni 13.10.2025 17:26
Zgjedhjet lokale 2025, E Majta kërkon votën në Strugë dhe Prilep
Kandidatja për këshilltare në Komunën e Strugës nga radhët e partisë E Majta, Elizabeta Pintoska, prezantoi vizionin e saj për këtë qytet, duke premtuar zgjidhje sistematike për menaxhimin dhe grumbullimin e mbeturinave. -
Maqedoni 13.10.2025 17:10
Zgjedhjet lokale 2025, VLEN-i tubime në Saraj dhe Kumanovë
Koalicioni VLEN ka vazhduar fushatën në Komunën e Sarajit, ku për kryetar komune garon me Muhamed Elmazin, ndërsa për kryetar të Shkupit me Bashkim Bakiun. Duke folur para të pranishmëve, kandidati për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi, tha se planprogrami i tij është zëri i qytetarëve.
-
Maqedoni 13.10.2025 17:00
Zgjedhjet lokale 2025, AKI mbajti tubim në Haraçinë, Çashkë e Gostivar
Aleanca Kombëtare për Integrim mbajti tubim në Haraçinë, ku kërkoi votën për kandidatin e saj për kryetar komune, Skender Isufi, dhe listën e kandidatëve për këshilltarë komunalë.
-
Maqedoni 13.10.2025 15:52
Emëroi drejtorë në kundërshtim me ligjin, Merko u dënua me një vit burg me kusht
Sot në Strugë u mbajt gjykimi ndaj kryetarit të komunës, Ramiz Merko, i cili u dënua me një vit burgim me kusht për emërimin e paligjshëm të drejtorit të shkollës në fshatin Veleshtë. -
Maqedoni 13.10.2025 15:35
Shpërndarja e vaksinave në proces, vazhdon regjistrimi për vaksinim falas
Ministria e Shëndetësisë njofton se është në proces shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në institucionet publike shëndetësore.
Gjatë kësaj jave, qytetarët që janë paraqitur për vaksinim falas do të njoftohen me mesazh SMS për termin e tyre të vaksinimit.
-
Maqedoni 13.10.2025 14:58
Zgjedhjet lokale, KShZ-ja bën përgatitjet e fundit
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po bën përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 19 tetorit. Në Manastir ka nisur printimi i fletëvotimeve për mbi 1.8 milion votues në 80 komuna.
-
Maqedoni 13.10.2025 14:44
KShPK-ja shqyrton lëndët lidhur me zgjedhjet, një drejtor shkolle do të ndiqet nga Prokuroria
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në seancën e tij të 23-të, sot, ndër të tjera, diskutoi dhe veproi për disa çështje që lidhen me procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale. -
Maqedoni 13.10.2025 14:22
Çmimi i drurit për ngrohje shënon rritje, qytetarët: Më ekonomike na duken kondicionerët
Stina e vjeshtës mund të jetë ndër stinët më problematike për cilësinë e ajrit, pasi tani fillon sezoni i ngrohjes me dru në shumicën e amvisërive. Nga djegia e drunjve, prezenca e grimcave pm10 di të kalojë kufirin prej 50 mikrogramësh për metër kub. -
Maqedoni 13.10.2025 14:10
Zgjedhjet lokale 2025, LSDM prezanton kandidatin në Strumicë
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka prezantuar kandidatin për kryetar në qytetin e Stumicës, Marjan Daskalovski dhe listën e këshilltarëve. Nga tubimi me qytetarët, Daskalovski porositi për unitet, këmbëngulje dhe vazhdim të zhvillimit të qytetit. -
Maqedoni 13.10.2025 13:44
Zgjedhjet lokale 2025, VMRO-DPMNE mbajti tubim në Shtip
Koalicioni i VMRO-DPMNE-së mbrëmë prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, dhe listën e këshilltarëve komunalë në këtë qytet.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 586
- 587
- 588
- 589
- 590
- 591
- 592
- 593
- 594
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










