Një oficer policie i Pakistanit është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur kur një një sulmues vetvrasës ka bërë përpjekje të vrasë një politikan të lartë në krahinën veriperëndimore të Kiver Paktunvës.
Qëndrimi final i Ministrisë së Arsimit është që matura shtetërore edhe këtë vit të realizohet sipas konceptit të vjetër, ndërsa testimi ekstern të mos jetë elektronik.
Situata politike e krijuar në Maqedoni, për të cilën ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi, përdor termin “putinizëm”, ka zënë sërish vend në diskutimet e tij, kësaj here nga salla e parlamentit.
Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame ka mbajtur mbledhje, në të cilën ka shkarkuar myftiun e Shkupit, Ibrahim Shabanin, sekretarin e myftinisë, Skender Buzukun dhe sekretarin e përgjithshëm të BFI-së, Afrim Tahirin.
Toka ndërtimore me të cilën menaxhon për dy vite me radhë Komuna e Zhelinës dhe është në pronësi shtetërore, ka shkaktuar problem institucional të komunës me Inspektoratin e Pyjeve në Tetovë.
Skerdilajd Llagami, i rënë dëshmor në fshatin Bogovinë të Tetovës, në luftën e vitit 2001, ishte luftëtar dhe komandant i tri luftërave për çlirimin e trojeve shqiptare.
Autori i kësaj vepër është babai i "Komandant Shpendit", Bardhyl Llagami.
Punëtorët e ndërmarrjeve të falimentuara, me anë të protestës shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve shtetërore, të cilat, sipas tyre, aspak nuk kontribuojnë që t’u lehtësohet situata në të cilën gjenden.
Asnjë deputet nuk shfrytëzoi të drejtën që të kërkojë sqarime nga ekzekutivi për zhvillimet e fundit, posaçërisht aksionet policore në vendbanimet shqiptare.
Maqedonia është e përfaqësuar me ekonomi të zezë dhe kjo ndikon negativisht në sistemin tatimor dhe ekonomik, por vetëm përmes punës së përbashkët të sindikatave mund të arrihet në eliminimin e korrupsionit dhe ekonomisë joformale, shprehen sindikatat në kuadër të takimit të sotëm të sindikata