-
Maqedoni 10.01.2025 15:17
Ulet niveli i ndotjes së ajrit në Shkup
Shkupi, pas disa ditësh të kaluar midis 10 qyteteve më të ndotura në botë, këtë mëngjes shënon një rënie në renditje. Sipas tabelës së platformës për matjen e ndotjes së ajrit “IQAir”, në orën 09:15 kryeqyteti gjendet në vendin e 57-të në botë. -
Maqedoni 10.01.2025 14:58
Kuvend, konstituohet Klubi i deputeteve
Në Kuvendin Republikan u mbajt mbledhja konstitutive e Klubit të deputeteve, me ç’rast për kryetare u zgjodh deputetja socialdemokrate, Jovana Trençevska, ndërsa Sillvana Angelevska nga VMRO-DPMNE-ja do të jetë nënkryetare. -
Maqedoni 10.01.2025 14:16
Gripi sezonal po merr hov, Rexhepi: Trajtimi në kohë, i rëndësishëm
Sipas të dhënave të IShP-së për një javë janë regjistruar mbi 330 pacientë me simptome të gripit. Mjekët thonë që çdo ditë po rritet numri i pacientëve me grip dhe nëse nuk trajtohen në kohë mund të shkaktohen komplikime në shëndet.
-
Maqedoni 10.01.2025 12:25
Paraburgim për dy persona nga Shtipi, kanë zhvatur një person dhe kanë djegur një makinë
Prokuroria Themelore Publike e Shtipit njofton se ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy bashkëkryerësve të veprave penale “zhvatje” nga neni 258 paragrafi 1 dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 paragrafi 1 të Kodit Penal.
-
Maqedoni 10.01.2025 11:56
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka reaguar ndaj deklaratave të një politikanit në Bullgari, i cili tha se “nuk ka asgjë më logjike sesa bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë”.
-
Maqedoni 10.01.2025 11:25
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se është ndërprerë pragu i alarmit për ndotje ekstreme me grimcat PM10 në Strumicë.
-
Maqedoni 10.01.2025 10:29
Mickoski mori ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump
Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump më 20 janar në Uashington.
-
Maqedoni 10.01.2025 09:51
Deputetët do të debatojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit
Kuvendi sot do të fillojë seancën e 29-të ku në rend dite janë pesë interpelanca.
-
Maqedoni 10.01.2025 09:25
Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka në Tetovë deri në Gajre, Dellçevë dhe Stracin
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka, 20 – 30 metra nga Tetovë deri në Gajre, Dellçevë – 50 dhe Stracin – 100 metra.
-
Maqedoni 10.01.2025 09:13
Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe mjegull paradite në disa lugina. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet më të larta do të ketë reshje të dobëta të borës.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 842
- 843
- 844
- 845
- 846
- 847
- 848
- 849
- 850
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










