Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka zbuluar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë më 5 qershor në Oslo. Art Smakaj e Mustafë Abdullahu janë emra të rinj në përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futsall, ka njohur kundërshtarët në kualifikueset e Kampionatit Europian. Shorti i hedhur ditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës e ka pozicionuar Maqedoninë në grupin e 7 me Portugalinë, Holandën dhe Androrën.
Olympiacos ka fituar trofeun e Ligës së Konfenrecës së UEFA-së. Grekët në finale mundën italianët e Fiorentinës me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e rivalit të tyre AEK-ut.
Sulmuesi i cili i është bashkuar së fundmi kombëtares shqiptare, ishte vendimtar në ndeshjen ndaj Rijekës në kampionat me golin që shënoi dhe që ktheu fatin e luftës së titullit në krahun e skuadrës së tij.
Skuadra e Dallas Mavericks fitoi sot ndeshjen e parë play off në Konferencën e Perëndimit në NBA. Skuadra teksane në parket të huaj mposhti me 108-105 në sekondat e fundit Minnesota, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve.
Me Botërorin në Abu Dabi përfundoi faza e kualifikimeve olimpike në xhudo. Pas mbylljes së këti botërori, janë konfirmuar pesë normat olimpike të xhudistëve kosovarë. Në këtë botëror, Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë dhe plotësoi normën olimpike.
Atalanta e ka mposhtur Leverkusenin në finalen e Dublinit me rezultatin 3-0 duke siguruar trofeun e parë evropian në historinë e tyre. Me këtë skuadra nga Bergamo, “aspirinave” ua shkaktoi humbjen e parë në këtë sezonë.
Me fitoren 2:1 ndaj skuadrës së Voska Sport, në finale e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, skuadra e Tikveshit ka shënuar rezultat historic pasi fitoi trofeun e parë. Skuadra nga Kavadari, në këtë finale më shumë e deshi fitoren se sa “liqen