Në orët e hershme të mëngjesit është mënjanuar difekti në TEC Manastiri dhe ka filluar sërish me prodhimin e energjisë elektrike.
Nga SH.A. EMV njoftojnë gjithashtu se po bëhen përpjekje për vënien në funksion edhe të Bllok 2.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot pritet të shpallë gjendje krize në sektorin energjetik, për të injektuar mjete buxhetore në kompanitë energjetike.
Është ndërprerë puna në TEC Manastir, respektivisht nga mëngjesi i sotëm nuk prodhohet energji elektrike.
Të martën do të shpallet krizë energjetike, kurse nuk parashikohen masa kufizuese, njoftonë nga Ministria e Ekonomisë.
Nga kjo ministri theksojnë se janë duke u zhvilluar konsultime me institucionet e përfshira në sektorin e energjisë.
Kohëve të fundit janë rritur shqetësimet nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike si për qytetarët ashtu edhe për sektorin e biznesit.
Rritja e çmimeve në treg ka ndikuar që të ulet puna nëpër tregje. TVM2 vizitoi tregun e Bit Pazarit në Shkup, ku frekuentimi i qytetarëve ishte i ulët. Blerësit që takuam në treg u ankuan për çmime të larta, në krahasim me standardin jetësor.