Një libanez i quajtur Osama Khayat, i arrestuar ka rrëfyer se ishte duke blerë municion dhe raketa për IS ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve KUNA, duke cituar ministrinë e brendshme.
Bota edhe më tej është vend i padrejtë për të jetuar për fëmijët më të varfër dhe me më pak të drejta edhe krahas përparimit të madh të arritur pas miratimit të Konventës për të drejtat e fëmijëve në vitin 1989.
Koncentrimet në orët e mëngjesit lëvizin nga 65 deri në 250 mikrogram në metër kub, ndërsa koncentrimi më i lartë në 24 orët e fundit nga 915 mikrogram është matur në Tetovë.
Në incizimin gjashtëminutësh, të cilin e publikuan xhihadistët e SHI-së nga Iraku, përshëndesin sulmet e javëve të kaluara në Paris, Kërcënimi më i ri vjen vetëm një ditë pasi që SHI u kërcënua edhe me sulme në Nju-Jork.
Operacioni i policisë ka zgjatur 58 ditë. Ai u ndërmor pas një sulmi në minierën për thëngjill në rajonin Aksu në shtator në të cilin sulmuesit kanë vrarë 11 civilë dhe pesë policë.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e pestë të seancës së 73-të në rend dite të së cilës është Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2016 i Republikës së Maqedonisë.
Zyrtarisht do të dorëzohet dërgesa e dytë e ndihmës materiale, e dërguar me vendim të Qeverisë së Republikës së Çekisë për mbështetje të Qeverisë së maqedonisë në sigurimin e qasjes adekuate humanitare ndaj migrantëve që lëvizin përmes territorit të Maqedonisë sipas trasesë së ashtuquajtur bal