Për shkak të zjarrit në Parkun Nacional “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende është e mbyllur për çdo lloj të automjeteve, informon LAMM.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), me zjarrin është përfshirë pylli i përzier.
Për shkak të zjarrit në Parkun Nacional “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende është e mbyllur për çdo lloj të automjeteve, informon LAMM.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), me zjarrin është përfshirë pylli i përzier.
Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për dalje nga vendi pritet nga gjysmë ore deri në 40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, siç thonë nga LAMM (Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë), nuk ka pritje më të gjata nga ana e Maqedonisë për hyrje ose dalje nga shteti.
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell.
Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë 10, ndërsa maksimalja 35 gradë.
Nesër pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, informojnë nga DPHM.
Të hënën pritet mot jostabil në disa vende me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Një zjarr në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit të Rusisë vrau 11 persona dhe plagosi 130 të tjerë.
Flaka shpërtheu në fabrikën Elastik në rrethin Shilovsky, rreth 250 kilometra në juglindje të Moskës.
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi një autobus pasagjerësh ra në lumin Oued El Harach në Algjerin qendror, transmeton Anadolu.
Më 15 gusht 2025, rreth orës 15:48, në rrugën rajonale Veles–Gradsko, përballë pikës së pagesës Stobi, një aksident rrugor ka marrë jetën e motoristit D.N. (52) nga Gradsko, njofton MPB-ja, përcjell TV21.
Zjarret vazhdojnë të digjen në të gjithë Evropën Jugore mes një vale të vapës së vazhdueshme që ka sfiduar përpjekjet për të kontrolluar flakët, ndërsa temperaturat pritet të rriten gjatë fundjavës.