Lajme
-
Botë 14.09.2015 19:36
BE pajtohet për sistemimin e 32,000 refugjatëve
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian, gjatë takimit në Bruksel, kanë rënë dakord për sistemimin e fillimisht 32,000 refugjatëve, që aktualisht ndodhen në Itali dhe Greqi, në vende të tjera të BE-së. -
Maqedoni 14.09.2015 18:39
Grupi punues, 12 pa 5, partitë larg zgjidhjes për prokuror special
Në prezencë të ambasadorit të ShBA-ve, Xhes Bejli, dhe atij të BE-së, Aivo Orav, grupi punues në një format të ndryshuar po bën përpjekje për arritjen e marrëveshjes për institucionin Prokuror Special, kandidatin e mundshëm dhe ekipin e tij. -
Maqedoni 14.09.2015 18:04
Disa pjesë të Çairit, Gazi Babës dhe Qendrës nesër pa ujë
Ashtu siç informon QRMK-Shkup, ndërprerja është për shkak të ndryshimit të transformatorit në Stacionin Gazi Babë. Banorët do të jenë pa ujë deri në përfundimin e zëvendësimit të transformatorit. -
Botë 14.09.2015 17:30
Bruksel, BE vazhdon sanksionet ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian ka zgjatur për gjashtë muaj ndalesën e vizave dhe ngrirjen e aseteve për disa bashkëpunëtorë të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe persona të tjerë të përfshirë në aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe në kryengritjen pro-ruse në lindje të Ukrainës.
-
Botë 14.09.2015 17:27
Thaçi takoi komandantin e ri të KFOR-it
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-majorin Guglielmo Luigi Miglietta, i cili ka marrë postin në muajin gusht. Thaçi e ka njoftuar komandantin Miglietta për të arriturat në vend.
-
Botë 14.09.2015 17:24
Dhuna në Siri, 20 të vrarë në qytetin Hasakeh
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se së paku njëri nga sulmet ka pasur në shënjestër forcat kurde të sigurisë. Pamjet televizive kanë treguar ndërtesa të shkatërruara nga sulmet.
-
Maqedoni 14.09.2015 17:21
UNHCR, 6 mijë emigrantë në Gjevgjeli në 24 orët e fundit
Sot në mëngjes drejt kufirit verior janë nisur edhe dy trena me rreth 1.000 emigrantë, njoftojnë nga Stacioni Hekurudhor në Gjevgjeli.
-
Maqedoni 14.09.2015 17:19
ELEM, EVN Maqedoni dhe MEPSO, bursa për 14 studentët më të mirë në FETI
Drejtuesit e FETI-t shpresojnë që bashkëpunimi i tillë me kompanitë energjetike të vazhdojë edhe në të ardhmen.
-
Maqedoni 14.09.2015 17:02
Prokurori special, Arsovski: Nëse nuk ka marrëveshje, ndërkombëtarët do të emërtojnë prokurorin special
Sipas ekspertëve, të gjitha zhvillimet e deritanishme flasin se emërtimi i prokurorit special do të bëhet nën presion ndërkombëtar dhe besojnë se kjo do të ndodhë në orët në vazhdim, jo pas afatit. -
Maqedoni 14.09.2015 16:42
Punëtorëve të ndërtimtarisë u mundësohet marrja e certifikatave për efikasitet energjetik
Sipas drejtores së Qendrës për Arsimimin e të Rriturve, Lindita Qazimi, do të bëhet thirrje publike për paraqitje të punëtorëve për ndërtim të fasadave, çative, zdrukthëtarisë, instaluesve të ngrohjeve qendrore dhe instalimeve elektri
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 11102
- 11103
- 11104
- 11105
- 11106
- 11107
- 11108
- 11109
- 11110
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










