Lajme

  • Botë 30.03.2015 15:26

    KB: Ekziston rreziku për katastrofë humanitare në Siri

    Ekziston rreziku nga katastrofa humanitare në Siri, parlajmëroi sot përfaqësuesi i KB-së para fillimit të konferencës së donatorëve për këtë vend të Lindjes së Afërt,  për të cilin organizatat joqeveritare tashmë kanë mbledhur mbi 480 milionë dollarë.
     
  • Maqedoni 30.03.2015 15:25

    Menaxhimi me procesin e aderimit, Britania mbështet Maqedoninë në sferën e mjedisit

    Ministri i Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi, dhe ambasadori britanik në Maqedoni, Edmund Çarlls Garet, mbajtën fjalim në hapjen e konferencës përfundimtare të projektit “Menaxhimi me procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian në sektorin e mjedisit jetësor”.
     
  • Maqedoni 30.03.2015 14:49

    LASh, organizator i garave rajonale në gjuhë dhe letërsi shqiptare

    Garat kanë për qëllim t’i motivojnë nxënësit për të arritur suksese më të mëdha në përvetësimin e njohurive, ndërkohë që fituesit e garës do të marrin pjesë në garat republikane, që do të mbahen më 18 prill.
     
  • Botë 30.03.2015 14:33

    Sheshel: Nuk kthehem në Hagë, le të më arrestojnë

    Tribunali i Hagës për Krime të Luftës sot e ka anuluar lirimin e përkohshëm të ish-liderit të akuzuar serb, Vosjillav Sheshel, i cili ishte liruar me arsyetimin se është i sëmurë.
     
  • Botë 30.03.2015 12:33

    Tërmet prej 6,3 ballësh sipas Rihterit në afërsi të Samoas

    Tërmet me intensitet prej 6,3 ballësh sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në afërsi të bregut të ishujve të Oqeanit Paqësor, Samoa, kumtoi Instituti Gjeofizik i SHBA-së.
     
  • Botë 30.03.2015 12:05

    Programi atomik iranian, realizohet takimi Kerry–Lavrov

    Presidenca e Rusisë ka njoftuar sot se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari i jashtëm amerikan, John Kerry, janë takuar në Lozanë të Zvicrës për të diskutuar për statusin e negociatave atomike me Iranin dhe për “çështje të tjera kryesore ndërkombëtare dhe rajonale” në Lindje

  • Botë 30.03.2015 12:02

    Tikriti sulmohet nga forcat irakiane

    Forcat e sigurisë së Irakut kanë vazhduar edhe sot në mëngjes të luftojnë kundër militantëve të “Shtetit Islamik” (IS) në pjesën qendrore të qytetit Tikrit, derisa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet po i vazhdojnë sulmet ajrore.
     
  • Botë 30.03.2015 11:52

    Paralajmërim për bllokadë në Bruksel për shkak të grevës së sindikatave

    Unioni i organizatave sindikale i Belgjikës për sot në kryeqytetin Bruksel caktoi demonstrata masive kundër rregullave më të ashpra të marrëdhënies së punës, që është paralajmëruar se do të vendosen nga ana e Qeverisë së re belge e kryesuar nga kryeministri Sharl Mishel.
     
  • Botë 30.03.2015 10:48

    Vazhdojnë sulmet ajrore në Sanë

    Kryeqyteti i Jemenit, Sana është bombarduar gjatë natës dhe në mëngjes, deklaruan banorët e qytetit, në ditën e pestë të ofensivës ajrore të koalicionit të vendeve arabe, të kryesuara nga Arabia Saudite, kundër forcave të hutëve, të cilët janë kundërshtarë të presidentit, Abëd Rabo Mansur Hadi
  • Botë 30.03.2015 10:41

    Ish kryeministri izraelit Ehud Olmert është shpallur fajtor për korrupsion

    Ish kryeministri izraelit Ehud Olmert sot në mëngjes është shpallur fajtor për mashtrim dhe zhgënjim të besimit në gjykimin e serishëm për korrupsion, tre vite pasi fillimisht u lirua nga akuzat e njëjta.
     

Pages