Mëngjeset më të ftohta sot janë në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, me -2 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli, me 5 gradë, njofton DPHM.
Lajme
-
Maqedoni 16.02.2025 13:09
-
Maqedoni 16.02.2025 12:47
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
-
Botë 16.02.2025 12:25
Kaos në stacionin e trenit në Indi: Humbin jetën 18 persona, mes tyre edhe fëmijë
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në Indi, në një stacion treni.
Mediat e huaja raportojnë se shkak është bërë “mbipopullimi” dhe përplasja e turmës në një stacioni hekurudhor në New Dehli.
-
Maqedoni 16.02.2025 12:03
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira me periudha me diell.
Paradite në disa lugina do të ketë kushte me mjegull.
Nga fundi i ditës do të ketë dukuri lokale të reshjeve të herëpashershme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
-
Botë 15.02.2025 20:01
Sulm me thikë në Austri: Vdes një 14-vjeçar, arrestohet autori sirian
Një 14-vjeçar u vra nga një sulm me thikë në qytetin e Villach në Austri.
Sipas informacioneve, një 23-vjeçar sirian filloi të godiste me thikë kalimtarët në qendër të qytetit që ndodhet në provincën e Carinthia.
Të paktën katër persona u plagosën.
-
Botë 15.02.2025 19:38
Erdogan sulmon Trumpin dhe Netanyahun: Askush nuk mund t’ua marrë Gazën palestinezëve
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se plani i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza përbën një kërcënim të madh për paqen botërore. -
Botë 15.02.2025 19:06
Shefi i NATO-s: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Kreu i aleancës e mbajti fjalimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u bëri thirrje anëtarëve evropianë të NATO-s, të dalin me propozime dhe ide konkrete, të shtojnë shpenzimet, të vazhdojnë trajnimi dhe furnizimin me armë. -
Botë 15.02.2025 18:42
Sulmi në qendër të Mynihut, ndërron jetë fëmija 2-vjeçar
Dy ditë pas një sulmi në një demonstratë në Mynih, një fëmijë dyvjeçar, i cili ishte plagosur rëndë, humbi jetën sot.
Një 24-vjeçar afgan, i arrestuar menjëherë pas sulmit, mori para qëllimisht me mjetin e tij një turmë që merrte pjesë në një demonstratë.
-
Botë 15.02.2025 18:09
Publikohen pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar sulmi i rusëve me dron në Çernobil
Rusia ka realizuar një sulm me dron në Çernobil, duke shkaktuar dëmtime të mëdha në strukturën mbrojtëse të centralit bërthamor dhe krijuar rrezikun e një rrjedhjeje radioaktive, sipas inxhinierit kryesor të centralit.
-
Maqedoni 15.02.2025 17:46
Një shtetas i RMV-së është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku në Shqipëri
Një shtetas i Maqedonisë është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Shqipëri në afërsi të vendkalimit Qafthanë, pak pas mesnate.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1659
- 1660
- 1661
- 1662
- 1663
- 1664
- 1665
- 1666
- 1667
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










