Agjencia evropiane e policisë, Europol tha se sulmi kibernetik i së martës që kishte si objektiv kompani në mbarë botën ishte i ngjashëm me një sulm pengmrrës të sistemeve kompjuterike një muaj më parë që goditi spitalet në Britani.
Trupat irakiane kanë konfiskuar rrënojat e xhamisë së madhe të Mosulit nga ISIS-i, tha ushtria në një njoftim, duke deklaruar se mbretërimi i ekstremistëve në vend ka mbaruar.
Në Greqi temperaturat pritet të shkojnë gjatë të enjtes në 43 gradë celsius. Mirëpo presioni i ulët atmosferik, i përqendruar kryesisht në Europën qendrore, pritet të kalojë edhe në Mesdhe.
Në prani të ish-ndërmjetësit evropian në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Piter Vanhoutte, qeveria ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë për reformat në media.
Zëvendëskryeministri Lika dhe ambasadori Garret konstatuan se është interes publik sjellja sa më e shpejtë e ligjit për gjuhët, pasi që do të ndikojë pozitivisht në afrimin e qytetarëve me institucionet shtetërore.
Gjashtë muaj nga konstituimi dhe dy muaj nga zgjedhja e kryetarit të ri, Kuvendi ende nuk funksionon me kapacitet të plotë, për shkak se ende nuk janë kompletuar të gjitha trupat punues, delegacionet parlamentare, këshillat dhe as grupet parlamentare për bashkëpunim.
Bëhet fjalë për përndjekje politike, ky është proces politik. Kështu u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski,pasi që Prokuroria Speciale kërkoi paraburgim për të dhe për 94 persona, si dhe për shtatë subjekte juridike.
Me 94 vota “për”, në Kuvend u miratua vendimi për vazhdimin e krizës së refugjatëve përgjatë kufirit jugor dhe verior të vendit deri më 31 dhjetor të këtij viti.