-
Maqedoni 26.01.2022 12:49
“Ballkan i bashkuar për ajër të pastër”: Ajri i ndotur shkakton vdekje të parakohshme
Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Mjedis Jetësor, ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor shkakton më shumë se 30.000 vdekje para kohe. Pasojat nga kjo ndotje përfshinë përveç uljes së jetëgjatësisë edhe përkeqësim të shëndetit publik. -
Maqedoni 26.01.2022 10:46
Petkov do raportoj në Kuvendin Bullgar për rezultatet nga kontakti me Shkupin
Kryeministri bullgar Kirill Petkov të premten do të raportoj para deputetëve në Kuvendin e Bullgarisë për rezultatet nga vizita e tij në Shkup që u realizua javën e kaluar dhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt dje në Sofje. -
Maqedoni 26.01.2022 09:21
Shkup, sanksionohen 131 shoferë, 16 për tejkalim të shpejtësisë
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 sanksione. -
Maqedoni 26.01.2022 09:02
Parashikimi i motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell, por të ftohtë. Në pjesën veriperëndimore të vendit do të paraqiten vranësira dhe erë e lehtë nga drejtimi verior. -
Maqedoni 25.01.2022 19:58
MPB, padi kundër Kryetarit dhe sekretarit të Ohrit
MPB-ja sot ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Ohrit, Kiril Pecakov dhe sekretarit të Komunës së Ohrit, Aleksandar Kiteski, për shkak se nuk kanë vepruar sipas rregullave shëndetësore në kohën e epidemsë.
-
Maqedoni 25.01.2022 19:35
Omikron, vendet po përballen me rritjen e rasteve të reja
Në nivel global vendet po përballen me shtimin e madh të rasteve të reja të infektimeve e cila vjen si shkak i llojit Omikron të virusit Korona e që sipas ekspertëve është lehtë i transmetueshëm.
-
Maqedoni 25.01.2022 19:09
KShZ: Konfirmohen dy deputetet e reja në kuvend
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme zyrtarisht konfirmoi Sanela Skrielj dhe Marija Koçovska si deputete të reja të LSDM-së në Kuvend, duke zëvendësuar dy ministra në qeverinë e re të Dimitar Kovaçevskit.
-
Maqedoni 25.01.2022 18:49
LSM fton deputetët: Prioritet pagat e punëtorëve, jo heqja e apanazhit
Lidhja e Sindikatave u bëri thirrje deputetëve që të votojnë iniciativën e tyre për zgjidhje ligjore për rritjen e pagës minimale për 60 për qind të pagës mesatare ose 18.000 denarë.
-
Maqedoni 25.01.2022 18:36
21 viktima dhe 2341 raste të reja
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 2.341 raste të infektimit me Kovid-19. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë nga 6.193 të testuar, 2. 341 kanë rezultuar pozitiv. Poashtu janë regjistruar 308 riinfektime.
-
Maqedoni 25.01.2022 18:25
IShP: Javën e fundit u rritën infektimet për 4.5%
Në periudhën prej 17 deri më 23 janar janë regjistruar 11.610 raste të reja me Kovid-19 në 35 qytete të vendit, që paraqet rritje prej 4.5 për qind në krahasim me një javë më parë kur ishin të sëmurë 11.115 persona.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2410
- 2411
- 2412
- 2413
- 2414
- 2415
- 2416
- 2417
- 2418
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










