Prezantuesja dhe shoqja e ngushtë e të akuzuarit, Bojan Jovanovski -Boki 13, për rastin "Zhvatja", Lila Filipovska, është marrë në pyetje në Prokurorinë për krim të organizuar dhe Korrupsion.
-
Maqedoni 02.09.2019 16:49
-
Maqedoni 02.09.2019 16:06
Rasti “TNT”, mbrojtja e prerë: Janevës t’i merren kompetencat. Stavrev: Përgjegjës për lëndën është prokurori Rustemi
Avokatët mbrojtës të të pandehurve në rastin TNT, edhe zyrtarisht kërkojnë marrjen e kompetencave për këtë rast të kryeprokurores në largim, Katica Janeva.Kërkesa zyrtare i është dërguar tashmë Kuvendit, Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Gjykatës. -
Maqedoni 02.09.2019 15:14
Dimitrov në forumin në Bled, u takua me Cerar, vazhdon mbështetja sllovene
Dimitov informoi homologun e tij slloven për perspektivën e proceseve integruese europiane të Maqedonisë së Veriut, e cila në tetor pret dritë jeshile nga Këshilli i Bashkimit Evropian.
-
Maqedoni 02.09.2019 13:51
Përfundoi rikonstuimi i rrugës në Bit Pazar
Me shënimin e sinjalizimeve rrugore gjatë natës, ka përfunduar rikonstruimi i bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar. -
Maqedoni 02.09.2019 12:28
Deskovska: Mickovski bën mirë të shohë oborrin e tij
Ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska, thotë se Mickovski bën mirë ta shohë oborrin e tij dhe të pyesë se çfarë pozitash përfaqëson partia e tij në bisedimet për ligjin. -
Maqedoni 02.09.2019 11:02
Ligji për PTHP-në, në Komisionin amë në Kuvend
Propozim – ligji për Prokurorinë Publike, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, është në rendin e ditës së seancës së sotme të Komisionit kuvendor ligjdhënës – juridik. -
Maqedoni 02.09.2019 10:30
Rasti “Zhvatja”, Prokuroria merr në pyetje Lila Filipovskën
Mëngjesin e sotëm, Prokuroria ka ftuar si dëshmitare për rastin “Zhvatja” prezantuesen televizive, Lila Filipovska.
Filipovska, njihet si shoqja e të dyshuarit kryesor, Bojan Jovanovski, të cilin e ka shoqëruar në disa vizita edhe jashtë vendit.
-
Maqedoni 02.09.2019 10:05
Ademi: Nuk ka arsye për grevë, pagat po rriten
Mësimdhënësit anëtarë të SASHK-ut ishin sot në vendet e tyre të punës por në grevë. SASHK këmbëngul se MASH duhet të harmonizojë me ta qëndrimet për rritjen e pagave. Megjithatë disa shkolla nuk kanë respektuar vendimin e SASHK-ut dhe kanë hapur dyert për të pritur nxënësit. -
Maqedoni 02.09.2019 09:01
Parashikimi i motit
Pasdite në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 8 deri 17 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 28 deri 36 gradë celcius. -
Maqedoni 01.09.2019 19:02
“Zhvatja” dhe ligji për PTHP-në, Arsovski:Procesi nuk rrezikohet, BE pret sundim të ligjit
Pas samitit të korrikut të Këshillit të BE-së kur Maqedonia e Veriut nuk morri datë për bisedime, vendi pret me padurim nëse drita e gjelbërt do të vijë në samitin e rradhës në tetor.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3953
- 3954
- 3955
- 3956
- 3957
- 3958
- 3959
- 3960
- 3961
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »









