• Maqedoni 19.12.2014 19:06

    Pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

    Në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 6:45 pa energji elektrike do të jenë banorët e fshatrat Bunarxhik, Ajvatovci dhe Kadino, si dhe objektet Ajmalia, intergros dhe Gran Kadino në Komunën e Inlindenit, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza.
     
  • Maqedoni 19.12.2014 18:26

    Aparat i ri për tomografi kompjuterike

    Tenderi do të shpallet javën e ardhshme, ndërkohë që me tomografi do të furnizohet Klinika e Fëmijëve, ajo e Neurologjisë dhe Klinika “Shën Erasmo” në Ohër. 
     
  • Maqedoni 19.12.2014 18:23

    Historianët, kundër luanit në stemë

    Historianë e analistë gjykojnë se propozim-stema me luan është vetëm vazhdimësi e politikave, që kanë për qëllim eksluzivitetin e maqedonasve në shtetformim dhe përjashtimin e shqiptarëve, pa të cilët, sipas tyre, nuk mund të imagjinohet ky shtet.
     
  • Maqedoni 19.12.2014 18:18

    USHT, nuk e mbështet provimin shtetëror

    Kuadri akademik dhe studentët pranë USHT-së, u shprehën kundër realizimit të provimit shtetëror, i cili, sipas tyre, cenon autonominë e universiteteve.
     
  • Maqedoni 19.12.2014 17:41

    Këshilli i BE-së miratoi konkluzionet për RM-në

    Këshilli Evropian ka nisur samitin, i cili është paraparë që të zgjasë dy ditë, në të cilin pikat kryesore janë plani investues dhe pakoja për Bashkimin Evropian, gjendja klimatike, situata në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë, si dhe miratimi i konkluzioneve lidhur me vendet kandidate për an
  • Maqedoni 19.12.2014 17:35

    Analistët: Ivanov, personalitet jounifikues

    Bojkoti i deputetëve shqiptarë dhe mungesa e opozitës maqedonase në fjalimin e fundvitit të presidentit të shtetit, sipas analistëve politik, Albert Musliu dhe Ibrahim Mehmeti, nënkupton se kryetari, Gjorge Ivanov, është figurë jounifikuese dhe joautoritare, pasi nga mandati i parë dhe deri më
  • Maqedoni 19.12.2014 16:46

    Ditët e hapura të qeverisë

    Si rezultat i  politikës së transparencës në punën e saj, qeveria, në ditët në vijim, ashtu siç ka vepruar edhe gjatë viteve të kaluara, do t’iu mundësojë qytetarëve qasje në punën e ekzekutivit nëpërmjet seancës së hapur qeveritare.
     
  • Maqedoni 19.12.2014 16:36

    Edhe sindikatat e pavarura në mbështetje të Propozim-ligjit për Honoraristët

    Ky ligj, i cili akoma nuk është saktësuar deri në fund se në çfarë mënyre dhe kush do të jetë i obliguar të paguajë shpenzimet pensionale dhe ato shëndetësore, qytetarët apo punëdhënësit, për sindikalistët kjo risi është tejet
  • Maqedoni 19.12.2014 16:31

    Lustrohet edhe ish-ministri i Drejtësisë

    Komisioni për Verifikimin e Fakteve, sot publikoi të dhëna se ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-ambasadori i Maqedonisë në Sofje, Gjorgji Spasov, ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit.
     
  • Maqedoni 19.12.2014 15:15

    Në Shkup 10 fatkeqësi komunikacioni, kaçubeti largoi 79 automjete

    Prej tyre, gjashtë janë me pasojë të dëmeve materiale dhe katër me pasojë lëndime trupore, në të cilat me lëndime më të lehta kanë kaluar një vozitës, një bashkëvozitës, një këmbësor dhe një udhëtar në autobus.

Pages