Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.
Do të fryjë erë mesatare, mjaft e fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Pasdite dhe mbrëmje në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtër.










