-
Botë 11.03.2025 10:58
Ukraina bombardon Moskën një ditë para bisedimeve me SHBA, raportohet për viktima dhe të plagosur
Ukraina ka kryer sulm masiv me dronë në Moskë dhe rajonin e saj, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke dëmtuar ndërtesa të banimit dhe infrastrukturë tjetër, teksa diplomatët prej Uashingtonit dhe Kievit përgatiten për t’u takuar në Arabinë Saudite. -
Botë 11.03.2025 10:36
Britania do të presë samitin virtual për Ukrainën më 15 mars, ndërsa planet paqeruajtëse përparojnë
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer do të presë një samit virtual më 15 mars për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, pas një takimi të ngjashëm të mbajtur në Londër në fillim të këtij muaji.
-
Botë 11.03.2025 10:22
“El Chapo” i Filipineve! Arrestohet ish-Presidenti Duterte me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Rodrigo Duterte , ish-presidenti i Filipineve, u arrestua të martën në Manila me një urdhër nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit në luftën e tij kundër drogës, me ekzekutime të përmbledhura të dhjetëra mijëra filipinasve. -
Botë 11.03.2025 10:00
Indi, 5 persona humbën jetën në një zjarr masiv që shpërtheu në një dyqan fishekzjarresh
Të paktën pesë persona, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën në një zjarr masiv që shpërtheu në një dyqan fishekzjarresh në tregun Godarmana të rrethit Garhwa, Jharkhand rreth orës 11:30. -
Botë 11.03.2025 09:41
Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike, delegacioni izraelit në Katar për bisedimet mbi armëpushimin në Gazë
Ekipi negociator i Izraelit u nis të hënën për në Katar për bisedime që synojnë zgjatjen e armëpushimit në Gazë, pasi autoritetet ndërprenë furnizimin me energji elektrike të territorit palestinez për të rritur presionin ndaj Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE -
Botë 10.03.2025 21:04
BE-ja shqyrton financimin të përbashkët për mbrojtje
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian filluan të hënën diskutimet për mënyrat se si mund të grumbullojnë financim për mbrojtje përmes huamarrjes së përbashkët, fondeve ekzistuese të BE-së dhe një përfshirjeje më të madhe të Bankës Evropiane të Investimeve.
-
Botë 10.03.2025 20:03
Shpërthen vullkani në Guatemalë, qindra qytetarë evakuuohen nga shtëpitë e tyre
Autoritetet e Guatemalës evakuuan rreth një mijë njerëz pas shpërthimit të vullkanit më aktiv të Amerikës Qendrore vullkanit Fuego.
Banorët nxituan në strehoheshin në banesa të përkohshme të dielën pasi vullkani Fuego, i cili ndodhet 35 kilometra larg kryeqytetit rriti aktivitetin.
-
Botë 10.03.2025 18:55
Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi
Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka goditur rafineritë ruse të naftës në dy rajone gjatë dy ditëve të fundit.
-
Botë 10.03.2025 18:23
Tragjike në Brazil: Një person i vë flakën qendrës për të pastrehët, katër të vdekur dhe 8 të plagosur
Katër persona humbën jetën në Brazil nga zjarri që shpërtheu sot në një qendër për të pastrehët, njoftuan autoritetet lokale, duke shprehur dyshimin se ishte një vepër kriminale.
-
Botë 10.03.2025 18:00
Përplasja e dy anijeve në Detin e Veriut, nxirren dhjetëra trupa të pajetë
Më shumë se 30 viktima janë nxjerrë në breg pas një përplasjeje midis një cisterne nafte dhe një anijeje mallrash në Detin e Veriut. Pamjet tregojnë retë e tymit të zi që ngrihen në ajër pas përplasjes në brigjet e East Yorkshire.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 584
- 585
- 586
- 587
- 588
- 589
- 590
- 591
- 592
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










