Moti sot në vendin tonë do të jetë pjesërisht me vranësira dhe shira lokal.
Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 14 deri në 18 gradë.
Moti sot në vendin tonë do të jetë pjesërisht me vranësira dhe shira lokal.
Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 14 deri në 18 gradë.
Pas takimit me kryeministrin hungarez, Victor Orban në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA-së Trump sugjeroi se mund të bënte një përjashtim për Hungarinë në lidhje me sanksionet që Uashingtoni ka vendosur mbi importin e naftës ruse.
PDSH ka formuar një trup koordinativ, i cili do të koordinojë aktivitetet e partisë pas zgjedhjeve lokale. Mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha palët dhe do të merr në konsideratë edhe një ofertë të mundshme për pjesëmarrje në qeveri.
Në Kosovë, të dielën zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë në 18 komuna të Kosovës në të cilat askush nga kandidatët nuk arriti të siguronte mbi 50 për qind të votave. Gara mbetet e fortë për Prishtinën, Mitrovicën e Jugut, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin.
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka arkëtuar rreth 59 milonë euro nga taksa e pikëpagesave rrugore për nëntë muajt e parë të vitit.
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i bëri thirrje BE-së që t’i marrë shumë seriozisht aktivitetet e Beogradit brenda të ashtuquajturës “doktrinë e botës serbe”, duke paralajmëruar se kjo mund të përbëjë një kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një depo të produkteve kozmetike në qytetin Dilovas, në provincën Kocaeli, në veriperëndim të Turqisë.
Në mbledhjen e 21-të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), janë zgjedhur dy anëtarë të rregullt, tetë anëtarë korrespondentë, katër anëtarë jashtë përbërjes punuese, dhe dy anëtarë nderi.
Koçani përsëri në marsh protestues. Familjet dhe të afërmit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për tragjedinë, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj.
Ka vazhduar pastrimi i Qytetit të Shkupit nga mbeturinat, të cilat kanë qenë aktuale gjatë muajve të kaluar, dhe ku ishin krijuar deponi gjithandej.