Lajme

  • Botë 14.07.2014 17:20

    Tiranë, 300 ditët e qeverisë Rama

    Kryeministri, Edi Rama, duket se nuk i ka punët mirë me krerët e disa institucioneve të pavarura shtetërore. Bëhet fjalë për presidentin, Bujar Nishani, kryeprokurorin, Adriatik Llalla dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kreu i së cilit është sërish Nishani.
     
  • Maqedoni 14.07.2014 17:17

    Nuland: Barazi e plotë mes komuniteteve

    Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë të mbështesin fuqishëm vizionin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, për një shoqëri të integruar të të dy komuniteteve. Kështu u shpreh ndihmëssekretarja amerikane për Evropë dhe Azi, Viktoria Nuland, gjatë takimit të saj me kryeministrin, Nikolla Gruevski.
  • Maqedoni 14.07.2014 17:13

    “Ditë zie” shtetërore në nderim të 4 pilotëve

    Në varrezat e Butelit në Shkup, me respektet më të larta shtetërore, u bë varrimi i katër pilotëve të MPB-së, të cilët humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit më 10 korrik, afër Strumicës. 
     
  • Maqedoni 14.07.2014 17:12

    Besimi: Integrimi, i rëndësishëm për stabilitetin politik

    Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, kërkon ndihmën e Brukselit për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, por edhe bashkëpunim për zbatimin e reformave para fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

  • Maqedoni 14.07.2014 16:22

    Çairi shpall qytetar nderi piktorin, Omer Kaleshi

    Komuna e Çairit, shpalli qytetar nderi piktorin shqiptar me famë evropiane dhe orientale, Omer Kaleshi. Ky artist tejkalon kufijtë kombëtar, duke lënë gjurmë në krijimtarinë e tij 30 vjeçare në Paris, ku ka trajtuar dramën ballkanike.

  • Maqedoni 14.07.2014 16:14

    Kalojnë përmendoret, BDI-PDSH akuza njëra-tjetrës

    Me 23 vota “për” dhe  16  “kundër”, në Qytetin e Shkupit u miratua propozim-programi  i VMRO–DPMNE -së për ngritjen e 5 përmendoreve të reja, që do të jenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.  
     
  • Botë 14.07.2014 14:50

    Palestinezët largohen, ofensiva izraelite vazhdon

    Me mijëra palestinezë kanë nisur të largohen nga veriu i Gazës, pas paralajmërimeve të Izraelit për sulme të tjera ajrore.

  • Maqedoni 14.07.2014 14:31

    Aparaturë 3D në klinikën e gjinekologjisë

    Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup, për herë të parë sot ka filluar me aplikimin e teknologjisë bashkëkohore laparoskopike 3D, që  paraqet standard për diagnostifikimin dhe zgjidhjen e problemeve më të rënda gjinekologjike.

  • Maqedoni 14.07.2014 13:32

    Mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

    Nën ndikimin e masës së lagësht  dhe masës jostabile ajrore e cila vjen nga Mesdheu gjatë natës  në Maqedoni priten reshje të shiut të shoqëruara me bubullima, posaçërisht në pjesët perëndimore.

  • Ekonomi 14.07.2014 13:15

    Ulet çmimi i Benzinës dhe Dizelit

    Prej sonte në mesnatë Dizeli do të shitet më lirë për 2,5 denarë, ndërsa Benzini për 2 denarë, kështu ka vendosur sot Komisioni rregullatorë për energjitikë.

Pages