Viktimat civile në Ukrainë nga bombardimet ruse janë rritur me 26% gjatë vitit 2025.
Shifrat janë publikuar nga Organizata për Veprimin kundër Dhunës së Armatosur, (Action on Armed Violence (AOAV)), e cila monitoron konfliktet në nivel global.
Ekipi negociator i Ukrainës është nisur drejt Gjenevës për një raund të ri bisedimesh trepalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë. Lajmin e bëri të ditur kreu i delegacionit, Rustem Umerov.
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së saj dhe e ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës.
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, janë regjistruar përmbytje në disa rajone të vendit, ndërsa situata më kritike është në rajonin e Pollogut dhe në Kërçovë.
Këshilli i Prokurorëve Publikë nesër do ta mbajë seancën e 38-të, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është dhënia e mendimit për Qeverinë lidhur me propozimin për emërimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të lagështa, njofton LAMM. Borë e lehtë po bie në qafën malore Strazhë, e cila për momentin nuk e bllokon rrugën.
Për shkak të punimeve në rrjetin elektrodistributiv, sot pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit në disa rrugë në komunat Butel, Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.
Komisioni Evropian i ka refuzuar të gjitha propozimet e transportuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor për kompromis lidhur me kufizimin e qëndrimit në zonën Shengen.