Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu, posaçërisht paradite në pjesët lindore të vendit.
Në male dhe në disa vise më të larta reshjet do të jenë me dëborë. Pasdite reshjet do të ndalojnë.
Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu, posaçërisht paradite në pjesët lindore të vendit.
Në male dhe në disa vise më të larta reshjet do të jenë me dëborë. Pasdite reshjet do të ndalojnë.
Kandidati i Partisë Demokratike Turke për kryetar të Komunës Qendër Zhupë, Arjan Ibraim, synon që për herë të katërt të fitojë besimin e qytetarëve që të vazhdojë ta drejtojë këtë komunë. Ai thotë se Komuna Qendër Zhupë problemin më të madh e ka migrimin.
Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë, Oner Jakuposki, paralajmëron investime serioze në infrastrukturë në të gjitha vendbanimet e kësaj komune.
Kandidati i LSDM-së dhe koalicioni për kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë, Anes Ahmeti, thotë se i është futur garës për kryetar të kësaj komune, me synimin që të kontribuojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Isen Shabani, ka shpalosur pjesë nga rezultatet e punës së tij gjatë dy mandateve të kaluara. Ai tha se ka realizuar projekte në infrastrukturë, përfshi kanalizimin dhe ujësjellësin.
Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka vazhduar takimet me qytetarët. Mbështetja, inkurajimi, frymëzimi dhe sugjerimet, sidomos nga gjenerata më e moshuar janë shumë të çmuara për mua, thekson Demiri.
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Koalicioni VLEN, Nevzat Bejta, ka kritikuar udhëheqësinë e kaluar të kësaj komune, duke theksuar se nuk janë marr me realizimin e projekteve, por vetëm me politikë.
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, thotë se për fatin e këtij qyteti vendosin vet gostivarasit, të cilëve u kërkoi ta përsërisin mbështetjen ndaj tij edhe më 11 janar, ashtu si në zgjedhjet e 19 tetorit, kur siç tha ai, për pak vota i
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Libisë dhe shtatë persona të tjerë në ekuipazh humbën jetën pas rrëzimit të një avioni privat menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ankarasë. Autoritetet turke njoftojnë se aksidenti u shkaktua nga një defekt teknik.
Rrëfime frymëzuese për suksese dhe mesazhe nga ata që janë kthyer nga emigracioni, se jeta është më e bukur dhe se suksesi është i mundur edhe në shtëpi, në atdhe, u dëgjuan në Forumin e sotëm të të kthyerve, të organizuar nga Qeveria.