Të paktën 60 persona, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, janë vrarë në një sulm me dronë në një kamp për të zhvendosurit në Sudan.
Sipas Komitetit të Rezistencës në el-Fasher, sulmi goditi kampin Dar al-Arqam, që ndodhet brenda një universiteti.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë Egjiptin të hënën për të shënuar planin e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, tha Presidenca Franceze në një deklaratë sot.
Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi të premten vonë (me orën tonë) midis Antarktidës dhe Argjentinës.
Epiqendra ishte rreth 700 kilometra nga Ushuaia, në Argjentinën jugore, dhe thellësia fokale ishte 10 kilometra.
Të paktën 19 persona konsiderohen të zhdukur pas një shpërthimi masiv në një fabrikë për prodhimin e eksplozivëve për ushtrinë amerikane në Tenesi, tha një zyrtar lokal. Ky incident ka shkaktuar një numër të paspeficikuar "viktimash".
Reshjet e dendura të shiut në Meksikë kanë lënë të paktën 27 persona të vdekur dhe më shumë të zhdukur, thanë autoritetet të premten, ndërsa reshjet e dendura shkaktuan disa rrëshqitje dheu, ndërprenë energjinë elektrike në disa komuna dhe shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati.
Një aeroplan i vogël u rrëzua në një aeroport në shtetin e Uellsit të Ri Jugor të Australisë të shtunën në mëngjes, nga ku kanë gjetur vdekjen tre persona në bord, tha policia.