• Maqedoni 10.05.2023 14:00

    Strugë, u realizua takimi në kuadër të projektit “Bëhu in, bëhu inkluziv”

    Sot në Strugë u mbajt takimi i tetë dhe i fundit në kuadër të projektit “Bëhu in, bëhu inkluziv”, bëhu gjithëpërfshirës, i cili ka për qëllim të zgjidhë mangësinë e mundësive për arsimim të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të kontribuojë në një sistem më gjithëpërfshirës.
  • Maqedoni 10.05.2023 13:40

    Gjykimi për rastin e Modularit, shtyhet sërish seanca gjyqësore

    Është shtyrë edhe sot gjykimi nga Gjykata Themelore e Tetovës, për rastin e Modularit, ku humbën jetën 14 persona, e njëjta u anulua, për arsye se avokati i të akuzuarit, Artan Etemi, ish-drejtori ekonomik është i sëmurë.
  • Maqedoni 10.05.2023 12:49

    Shaqiri decid, më 27 maj mbahet matura shtetërore

    Ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri është i vendosur se më 27 maj duhet të ketë provim të maturës shtetërore. Që të realizohet procesi, nëse ka nevojë, do të përfshihen, edhe punonjësit nga MASh-i.

     

  • Maqedoni 10.05.2023 11:36

    Takimi Kovaçevski-Bojll, RMV-ja mbetet aleat i dëshmuar i ShBA-ve

    Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij të punës në Uashington, pati një takim me kongresmenin, Brendan Bojll nga Pensilvania.

  • Maqedoni 10.05.2023 11:16

    MPB heton rastin e nxënëses që kërcënoi shoqërinë

    Tek një nxënëse në shkollën fillore “Koço Racin” në Shkup është gjetur një listë emrash, e cila përputhej me emrat e shoqeve të saj. Vajza, siç thuhet është më pak se 14 vjeç, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe policia.

  • Maqedoni 10.05.2023 11:01

    Osmani për vizitë pune në Irlandë

    Pas vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Irlandë. Ai në Dublin do të ketë takim me zëvendëskryeministrin, ministrin e punëve të jashtme dhe ministrin e mbrojtjes të Irlandës, Mihol Martin.

  • Maqedoni 10.05.2023 10:30

    Shtyhet seanca për spitalin modular në Tetovë

    As sot nuk u mbajt seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të drejtorit ekonomik, Artan Etemi. Seanca u shty për më 29 maj.

  • Maqedoni 10.05.2023 09:55

    Ligjet për korridoret 8 dhe 10-D me flamur evropian hynë në procedurë kuvendore

    Pesë projektligjet që Qeveria ua vuri flamurin evropian të premten dhe që nevojiten për përmbushjen e kontratës me “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D, janë dorëzuar në Kuvend dhe sipas njoftimeve duhet të vihet sot në rend e ditës para deputetëve.

  • Maqedoni 10.05.2023 08:47

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu, posaçërisht në pjesët perëndimore te vendit. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor.

    Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 16 gradë.

  • Maqedoni 09.05.2023 19:23

    Aksident në Shkup, lëndohen 13 persona

    Më 07.05.2023 në orën 13.40 në SPB-Shkup është denoncuar se në rrugën lokale Bërnjarcë – Stajkovcë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë automjeti “Audi” me targa të Shkupit, që drejtohej nga një i mitur nga Shkupi, automjeti “Nisan” me targa të Shkupit që drejtohej nga 35-vjeça

Pages