-
Maqedoni 09.05.2023 14:46
Vazhdoi gjykimi për nënën nga Dibra, në seancë u dëgjua një dëshmitare
Sot vazhdoi gjykimi për nënën nga Dibra, e cila në gusht të vitit 2020 ka mbetur pa tre organe gjatë lindjes, ku të akuzuar janë 3 doktorë. Seanca filloi me dëgjimin e dëshmitares së thirrur, infermieres nga spitali i përgjithshëm i Strugës, Sarita Peshinoska. -
Maqedoni 09.05.2023 12:21
Janë gjetur dy vajzat nga Strumica të cilat u paraqiten të humbura në Shkup
Janë gjetur dy vajzat nga Strumica të cilat u raportuan të humbura dje në territorin e qendrës së Shkupit. Lajmin e ka konfirmuar përmes një statusi në Facebook nëna e njërës prej vajzave, e cila ka falënderuar të gjithë ata që janë përfshirë në çfarëdo mënyre për gjetjen e tyre.
-
Maqedoni 09.05.2023 12:10
Takimi Kovaçevski – Blinken, thellohet partneriteti strategjik RMV-ShBA
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani po qëndrojnë për vizitë në Uashington, ku në kuadër të takimeve kanë realizuar takim edhe me Sekretarin e Shtetit të ShBA-ve, Antoni Blinken.
-
Maqedoni 09.05.2023 11:44
Shënohet Dita e Evropës në RMV, prioritet fillimi i negociatave me BE-në
Qeveria e RMV-së shënoi solemnisht 9 majin Ditën e fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Evropës. Me këtë rast u nderuan heronjtë të cilët morën pjesë në luftën antifashiste dhe u potencua se të gjithë faktorët politik duhet të jenë të bashkuar në rrugëtimin e vendit drejt BE-së.
-
Maqedoni 09.05.2023 11:00
Takimi Kovaçevski-Blinken, thellohet partneriteti strategjik RMV-ShBA
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington u takua edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
-
Maqedoni 09.05.2023 10:47
Delegacioni i BE-së në RMV promovon aktivitete për shënimin e 9 Majit
Me një sërë aktivitetesh gjatë muajit maj delegacioni i Bashkimit Evropian do ta shënojë Ditën e Evropës 2023. Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir, prezantoi episodin e parë të emisionit të ri televiziv TV Taksi 28, të financuar nga BE-ja.
-
Maqedoni 09.05.2023 10:04
8 vite nga “Lagjja e Trimave” në Kumanovë
Sot mbushen tetë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, ku jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur.
-
Maqedoni 09.05.2023 09:46
Parashikimi i motit
Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, të cilat në disa vende do të arrijnë deri në 25l në metër katror për 24 orë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të ndryshme.
-
Maqedoni 08.05.2023 19:38
SHBA, Kovaçevski në takim me zyrtarë amerikanë
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington, u takua edhe me anëtarët e bordit të Këshillit Atlantik. -
Maqedoni 08.05.2023 19:16
Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, humb jetën një person
MPB njofton dje ka ndodhur një aksident tragjik në rrugën Shkup-Tetovë, ku jetën ka humbur një 313-vjeçar.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1623
- 1624
- 1625
- 1626
- 1627
- 1628
- 1629
- 1630
- 1631
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










